Dedikimi prekës i depuetit demokrat për vajzën 15 vjeçare: E bukura ime, e pres të më qortosh...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:15 05-04-2016 Dedikimi prekës i depuetit demokrat për vajzën 15 vjeçare: E bukura ime, e pres të më qortosh...

Deputeti demokrat Luçiano Boçi këtë herë na shfaq një anë tjetër të tij, atë të të qenit baba i një vajze që ai dëshiron ta quajë ende të vogël ndonëse mbush sot plot 15 vjeç duke u bërë kështu një zonjushë. Përmes një dedikimi të gjatë e prekës, deputeti përshkruan çdo detaj të marrëdhënies së tyre duke i shprehur njëkohësisht edhe dashurinë e madhe që ka për të.

“E bukura vajza ime "e vogël"!

Nuk jam në gjendje të pohoj se vërtet kanë kaluar 15 vite nga ardhja jote midis nesh. Më duket kaq shpejt sa nuk dua as ta mendoj....
Kohës i ka humbur dimensioni dhe shënimi i saj me ngjan me një konvencion të pavërtetë...
Kjo nuk më ngjet vetëm mua.
Të gjithë prindërve u mungon aftësia kohëmatëse për fëmijët e tyre!
M.gj.t ka disa vite që s'të mbaj më në krahë e kalaqafë, por vetëm të përqafoj me krenari.
Je "e madhe" tani...!
Je krahu im i përballimit të sfidave!
U bënë muaj që nuk të përkëdhel si dikur me qortime, por të gjykoj pareshtur me përkëdheli e fjalë perëndie, duke dashur gjithmonë që ti të bëhesh thjeshtësisht e mirë, e ditur dhe e bukur!
U bë kohë që nuk të kushtoj kohën që dua dhe meriton, sepse puna ime nuk mbaron asnjëherë, por e di që pritja jote e darkës me Belën e Paridin, më zgjat kohën e jetës dhe më jetëson gëzimin e ekzistencës!
Jo rrallë tashmë, dua përgjigje e aprovimin tënd, për disa pyetje e paraqitje të miat!
Je e rritur tani...
Je kritizierja më e pastër që kam!
Nuk e fsheh dot që do doja të ishe gjithmonë ajo kukulla ime e vogël, siç të thërret ende ime më.
Kukulla e bukur, së cilës i sillja cdo herë kukullën e rradhës, të cilën e pagëzoje menjëherë me seriozitet prej vërteti, me emër të sinqertë dashurie!
E kam ende të fotografuar në mendje shkëlqimin hyjnor të syve të tu, që ndrinin nga kënaqësia kur i pushtoje me adhurim, siç kam sot të pandashëm shigjetimin e vështrimit tënd korrektues, për çdo veprim timin publik!
"Mërzitem" e "nervozohem" që po rritesh, po dua e dëshiroj pafund të rritesh. Me buzëqeshje gjithmonë...
Ngazëllimi që i shkakton ti Belës, shkrin çdo ndalesë që ajo ka menduar të vendosë!
Ndërsa përkushtimi magjik për Paridin, e bën atë të falë ty jo vetëm dashuri, por dhe botën po ta kishte!
Unë e di që ca "gjëra" të vogla të padëmshme mi fsheh, se ashtu duhet!
Sikurse ti e di që zëri im ngrihet për "bojatisjet" e festave, çfo herë që nuk duhet!
Por ti nuk mërzitesh...
Ti ke ditëlindjen!
Gëzuar Enxhuka jonë 15 vjetorin!
Bekime për ty goca ime e vogël!
Dhe 100 vite të tjera si pranvera të jetosh!
E lumtur dhe e suksesshme mes miqsh e me familje të jesh gjithmonë!

p.s
E pres të më qortosh që të shkruajta në FCB, duke mos u treguar diskret, siç ti do. Por mos harro që dhe unë kam miq, me të cilët dua të ndaj gëzimin tim!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036828994750977
array(1) { ["section"]=> string(97) "dedikimi-prekes-i-depuetit-demokrat-per-vajzen-15-vjecare-e-bukura-ime-e-pres-te-me-qortosh-36881" }