Defekt në nënstacion, OSHEE: Këto janë zonat e Tiranës pa energji elektrike

Publikuar tek: ekonomi, më 17:34 23-01-2017 Defekt në nënstacion, OSHEE: Këto janë zonat e Tiranës pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar se për shkak të një defekti në nënstacionin e Karbitit, është stakuar transformatori dhe si pasojë disa nga zonat në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.

 Aktualisht pa energji janë këto zona:

Rr. “Siri Kodra” (pjesërisht),

Rr.Dibrës( pjesërisht),

Rr. “Riza Cerova” ,

 Artistikja ,

 Rr 5 Maji ( pjeserisht) Uzina Dinamo e Vjetër,

Magazinat e Tregtisë, OMT.

OSHEE njofton se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejte të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

 Gjithashtu për efekt investimesh në rrjet, në kabinën Vasil Shanto 3 B po punohet për vendosjen e celave të automatizuara , zona që ka mbetur pa energji aktualisht është zona tek shkolla “Vasil Shanto”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070610046386719
array(1) { ["section"]=> string(79) "defekt-ne-nenstacion-oshee-keto-jane-zonat-e-tiranes-pa-energji-elektrike-66405" }