Defektet e spotit elektoral të Veliajt, përdorimi i fëmijëve dhe harresa për të përmendur ''fshatin''

Publikuar tek: politike, më 14:11 14-05-2015 Spoti i Erion Veliajt për fushatën

Spoti  i parë elektoral i Erion Veliajt ka ngjallur ankesa te komentuesit që e kanë parë atë.  Ai shoqërohet me disa defekte, që strategët e fushatave elektorale do t'i kishin evidentuar shumë lehtësisht. Në rreth 4 minuta Veliaj ka realizuar një spot ku shfaq më shumë se 10 herë fëmijët, duke i përdorur ata. Po kështu komentuesit ankohen se pse Veliaj nuk ka shfaqur fshatin në spotin e tij elektoral. "Po për fshatin do punosh se nuk ke thënë asgjë”, i thotë banori Veliajt.

Veliaj ka shfaqur në plane Edi Ramen, Ilir Metën, Saimir Tahirin, Pandeli Majkon, Arbër Maznikun, Bledi Çuçin, Besnik Baren por harron Lindita Nikollën, shoqen e tij me të cilën takohej përzemërsisht në prezantimet e këshilltarëve për bashkinë dhe që padyshim imazhi i saj do t’i kishte dhënë shumë vota të grave.

Shokun e tij Mazniku e ka vënë në dy plane, njëherë në sport dhe njëherë në mbledhje. Veliaj shfaqet sportiv duke luajtur futboll me miqtë e tij e duke i dhënë biçikletës. Por paraprakisht ai u ka thënë votuesve se punon 24 orë në 7 ditë të javës, duke u lënë të nënkuptojnë se nuk ka kohë për lojra personale në kalçeto.

Spoti është realizuar këto ditë të parafushatës, ku renditen edhe arritjet e punës së tij, siç është ligji për hapjen e dosjeve.

“E fillova ditën e parë të punës në ministri për të zgjidhur çështjen e komunitetit rom dhe e përfundova me miratimin e ligjit për dosjet”, thotë Veliaj në spot, duke dashur të ndikojë te shtresat vunerabel dhe votat e të persekutuarve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Reka dekretohet nga Presidenti si ambasador i Shqipërisë në Maqedoni
“Gyleni”, Bregu pas Blushit : Nikolla të sqarojë nëse fëmijët tanë janë në rrezik »
Article Logic
Execution time: 0.022992134094238
array(1) { ["section"]=> string(102) "defektet-e-spotit-elektoral-te-veliajt-perdorimi-i-femijeve-dhe-harresa-per-te-permendur-fshatin-11159" }