Dega e PS në Kurbin: Kallëzim penal për 4 anëtarë të KZAZ-15 për shpërdorim detyre. KQZ zëvendëson anëtarët

Publikuar tek: politike, më 20:44 20-06-2015 Dega e PS në Kurbin: Kallëzim penal për 4 anëtarë të KZAZ-15 për shpërdorim detyre. KQZ zëvendëson anëtarët

Dega e Partisë Socialiste në Kurbin ka deklaruar se do të nisë kallëzimin penal për 4 anëtarët e KZAZ nr. 15 për shpërdorim detyre. Ndërsa komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur për zëvendësimin e komisionerëve.

Sipas Partisë Socialiste 4 anëtarët e KZAZ-së kanë bllokuar procesin për mbarëvajtjen normale të votimeve ditën e nesërme. “Katër anëtarët bllokuan procesin, kallëzimi penal do të bëhet për shpërdorim detyre”, shprehet Partia Socialiste, dega Kurbin. Vonesat në shpërndarjen e maretialeve zgjedhore dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kurbin, kanë nxitur debate gjatë ditës së sotme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro për zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në KZAZ-në nr.15 në Kurbin. Kryetar i KZAZ-së është zgjedhur Gjovalin Laska ndërsa anëtarë janë zgjedhur Gentian Mehmeti, Ornela Biba dhe Esad Cakoni. KQZ ka deklaruar se brenda një ore do të nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-në nr.15 në Kurbin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodër, PD denoncon dhënien e ndihmave ushqimore në këmbim të votës
Ja si janë votuar partitë politike në 25 vjet në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.01186203956604
array(1) { ["section"]=> string(87) "dega-e-ps-ne-kurbin-kallezim-penal-per-4-anetare-te-kzaz-15-per-shperdorim-detyre-14143" }