Dëgjesa për Velierën, skandalizohen mbrojtësit e kulturës me deklaratën e Vangjush Dakos: “S’dëgjoj Moikom Zeqon se s’është arkeolog”

Publikuar tek: kulture-art, më 17:22 13-02-2017 Dëgjesa për Velierën, skandalizohen mbrojtësit e kulturës me deklaratën e Vangjush Dakos: “S’dëgjoj Moikom Zeqon se s’është arkeolog”

“Qëndrimi dhe argumentat e Ministres së Kulturës në komisionin parlamentar janë thjesht skandaloze”. Kështu i komenton Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore deklaratat e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ndërsa shprehet gjithashtu i skandalizuar nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit i cili deklaroi se Moikom Zeqo s’është arkeolog.

“S’dëgjoj Moikom Zeqon unë se nuk është arkeolog!!!! “, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku. “Çfarë komedie! Dhe komisioni dëgjon e dëgjon ligjëratat e tyre antiligjore”, thonë më tej në reagimin  e tyre mbrojtësit  e Trashëgimisë Kulturore pas seancës dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit lidhur me projektin “Veliera" në Durrës që ka ngjallur mjaft debat.

Ministrja ka deklaruar gjatë seancës  se kompetent për këtë çështje është Shërbimi i Arkeologjisë  dhe se Durrësi është përgjegjësi e institucioneve publike ndërsa Dako u zotua se është gati të ndalojë punimet pas zbulimeve spektakolare në Torrën Veneciane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekti “Veliera”, Kumbaro dhe Dako raportojnë në komision, ministrja ia kalon përgjegjësinë Shërbimit të Arkeologjisë
Një ditë pas dëgjesës së Kumbaros dhe deklaratave “bombë” të Dakos, shikoni ç’ndodh në Durrësin e zbulimeve (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.017825841903687
array(1) { ["section"]=> string(135) "degjesa-per-velieren-skandalizohen-mbrojtesit-e-kultures-me-deklaraten-e-vangjush-dakos-s-degjoj-moikom-zeqon-se-s-eshte-arkeolog-68595" }