Deklarata bombë e Berishës, revoltohet Tahiri: Prokuroria ta marrë të pandehur. E pafalshme!

Publikuar tek: politike, më 12:40 21-04-2016 Deklarata bombë e Berishës, revoltohet Tahiri: Prokuroria ta marrë të pandehur. E pafalshme!

Pas deklaratës bombë të ish kryeministrit Sali Berisha që i bëri thirrje popullit të armatoset, fjalën e ka marrë menjëherë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili tejet i revoltuar ka thënë se Berisha duhet të merret si i pandehur nga Prokuroria.  Sa i takon çështjes “Shullazi”, Tahiri propozoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të vërtetuar se kush nuk e donte arrestimin e tij: Policia apo Prokuroria.

“Një ish kryeministër që bën thirrje për të armatosur popullin jep shembullin sesi ka qeverisur kur ka qenë në detyrë, rasti më i mirë janë 4 të vrarët në bulevard...

Megjithatë unë shpresoj që Prokuroria të marrë masa dhe ta thërrasë për ndjekje penale këtë njeri që bën thirrje nga Parlamenti që populli të armatoset.

Këtë model e kemi lënë pas, ky ishte kryeministri që deri dje mbante fatet e popullit në dorë.

Pse nuk çohet njeri ta kundërshtojë? Ju që çoheni për çdo të dyshuar, për çdo të arrestuar, për çdo operacion policie, pse nuk çoheni të distancoheni?

Çohu zoti Patozi, e dëgjuat ish kryeministrin tuaj bëri thirrje të armatoset populli.

Ju ftoj të gjithëve ta bëni dhe nuk e bëj për provokim, ma besoni këtë .

Më e pakta prokuroria ta marrë të pandehur .

Kjo është e pafalshme! Unë kam familjen time, jam 36 vjeç, kam jetën time para, kam djalin tim, dhe është e pafalshme të mendoj që ka ende politikanë që i bëjne thirrje popullit të armatoset.

Tahiri për Emiljano Shullazin: Të hgrihet Komision Hetimor

Sa për çështjen e Shullazit kam vetëm një koment të shkurtër.

Bujrum ju sfidoj nëse doni të shikoni cfarë ka bërë policia, nëse ka vepruar a jo prokuroria bujrum ngrini komision hetimor në Parlament, doni të shikoni të vertëtën lerini pallavrat. E marr unë përsipër të flas me kryeministrin, kryetarin e e Kuvendi, hyni në çdo dokument...

Me një premtim që ato letra ti bëni publike e të bëheni bashkë me ne, ai që s’ka bërë detyrë të shkarkohet nga Kuvendi. Ai që nuk ka bërë detyrën të largohet nga Kuvendi. Kjo është sfida. Të tjerat janë zhurma juaj klasike.

Unë nuk bëhem me kriminelët për të mbajtur karrigen. Unë përpiqem të bëj punën time, e sigurtë që bëj gabime por unë nuk vras për të bërë detyrën. Unë nuk e bëj dot këtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Rama pëlliste si gomar për një qofte pa lekë te Rruga e Kavajës’’
Sa e dënon Kodi Penal Berishën. 7 deputetë socialistë kërkojnë penalizim për të »
Article Logic
Execution time: 0.42808699607849
array(1) { ["section"]=> string(94) "deklarata-bombe-e-berishes-revoltohet-tahiri-prokuroria-ta-marre-te-pandehur-e-pafalshme-38265" }