Deklarata bombë e Fatmir Xhafajt: 35 përqind e gjyqtarëve kanë mbi 300 mijë euro pasuri, nuk justifikohet

Publikuar tek: politike, më 08:57 21-10-2015 Fatmir Xhafaj në \"Top Show\", Tom Channel

Kreu i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka lëshuar një deklaratë “bombë” pak ditë më parë por që ka kaluar pa u vënë re nga media, me dashje, apo pa dashje.

Xhafaj, i cili po merret me reformën në drejtësi, duke lexuar një dokument,  tha se mbi 35 përqind e gjyqtarëve në Shqipëri, kanë një pasuri mbi 300 mijë euro, një pasuri që nuk justifikohet me të ardhurat prej 700 apo 1 milionë lekësh të vjetra që ata kanë marrë si rrogë mujore. Sipas Xhafajt, reforma e re që po synohet të bëhet, është nxjerrja jashtë sistemit e këtyre gjyqtarëve që kanë krijuar pasurinë pa e justifikuar atë. Por, vërehet se kjo kastë gjyqtarësh e prokurorësh, është duke bërë presionin maksimal, duke përdorur edhe mekanizma të influencës në politik e në sistem, për të mos lejuar bërjen e reformës në drejtësi.

“Po i qëndroj konstatimit, faktit: që ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar kjo është një gjë e padiskutueshme. Natyrisht nuk janë të gjithë. Dhe për ta ilustruar po jap një shifër një analizë. 35 përqind e gjyqtarëve të republikës, kanë një pasuri mbi 300 mijë dollarë. Nëse me rrogën e zakonshme, me 1 milionë lekë, bën një pasuri 300 mijë dollarë…sepse baza është 300 mijë dollarë, por shkojnë edhe 2 milionë euro, edhe 3 milionë euro pasuri, me statistika.

Pra është një situatë e rëndë. Sa i përket aspektit nëse do të ndjejnë presionin unë mendoj se po. Kjo pjesë e korruptuar e sistemit është duke ushtruar presionin politik dhe institucional për të deformuar qëllimin e kësaj reforme. Që do të thotë për të mos shkuar te komponenti kryesor i reformës për të nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Kjo do të jetë pjesë e implementimit të reformës. Zbatimi i ligjit të ndëshkon apo të vlerëson. Reforma do të krijojë instrumentat kushtetues për t’i shpëtuar çdo lloj selektiviteti në ndëshkim ligjor, të cilët përmes mekanizmave do të bëjnë vlerësimin e pasurisë së gjyëtarëve dhe prokurorëve dhe profesional të tyre. Kjo do të fillojë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nga Prokuroria e Përgjithshme duke zbritur te prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të ulta” tha Fatmir Xhafaj, kreu I Komisionit Parlamentar të ligjeve, në emisionin në "TCH".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ambasadori i SHBA, John Withers në Tiranë, do të nderohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj
Mimi Kodheli socialistëve të Lezhës: Punoni, ose i gjejmë votat dhe pa ju. Socialistët braktisin mbledhjen: Për ç’a keni ardh atëherë? »
Article Logic
Execution time: 0.020221948623657
array(1) { ["section"]=> string(109) "deklarata-bombe-e-fatmir-xhafajt-35-perqind-e-gjyqtareve-kane-mbi-300-mije-euro-pasuri-nuk-justifikohet-23620" }