Deklarata bombë e gjyqtarit: Penallti e pastër për Tiranën, kam gabuar ç’të bëj!

Publikuar tek: sport, më 11:31 12-09-2016 Deklarata bombë e gjyqtarit: Penallti e pastër për Tiranën, kam gabuar ç’të bëj!

Një ditë më parë dënoi Tiranën duke mos i akorduar një 11-metërsh ndërsa sot ka disa përgjigje për të dhënë.

I kontaktuar nga newsport.al, gjyqtari i ndeshjes Laçi – Tirana, Remzi Sadiku ka pranuar të tregojë përjetimin e tij pas ndeshjes, gabimin e bërë dhe analizën e pamjeve filmike. Gjithashtu Sadiku nuk e ka mbajtur të gjithë fajin për vete por ka “sulmuar” dhe asistentin e tij që nuk e ka ndihmuar të japë vendim të drejtë.

“Unë i kam parë pamjet sot dhe mendoj se është penallti por dje nuk e pashë atë prekje të topit me dorë.

Edhe asistenti nuk më ndihmoi ndaj mendova se nuk ishte por sot nga pamjet e regjistruara është e qartë. Ky është një episod...të gjithë gabojnë", tha Sadiku.

Sa i takon akuzave për favorizim të Laçit, Sadiku tha se "këto janë të pabaza, se nuk ka patur për asnjë moment si qëllim të favorizojë Laçin dhe se e gjitha ishte një gabim njerëzor”, ka deklaruar për newsport.al Remzi Sadiku. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 90 minuta spektakolare, Guardiola mund në shtëpi “The Special One”
Hiqen stolat në “Elbasan Arena”, drejtori i stadiumit sqaron situatën »
Article Logic
Execution time: 0.02101993560791
array(1) { ["section"]=> string(83) "deklarata-bombe-e-gjyqtarit-penallti-e-paster-per-tiranen-kam-gabuar-c-te-bej-52667" }