Deklarata bombë e Klodiana Lalës: Kam bindjen e plotë! Marjo Majollarin e vrau shteti shqiptar

Publikuar tek: barometri, më 07:40 15-04-2018 Deklarata bombë e Klodiana Lalës: Kam bindjen e plotë! Marjo Majollarin e vrau shteti shqiptar

Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari disa ditë më parë në Tiranë ishte ndër ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë”, tregoi më shumë detaje rreth asaj çfarë po ndodh pas vdekjes së të riut. Pas lajmit se Majollari ka kërkuar azil në Suedi, nisi dhe hetimi se kush janë përgjegjësit për faktin që i riu nuk u mbrojt dot.

Gazetarja investigative Klodiana Lala përgjegjës për vrasjen e 28-vjeçarit ka bërë shtetin shqiptar, pasi sipas saj nuk mundi ta mbrojë dot. “Kam bindjen se është vrarë nga shteti shqiptar, nga shteti që nuk i siguroi dot mbrojtjen. Kemi telefonuar persona të caktuar dhe policinë për të marrë përgjigje se pse nuk shqyrtuan rastin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.”- është shprehur Lala.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029347896575928
array(1) { ["section"]=> string(99) "deklarata-bombe-e-klodiana-lales-kam-bindjen-e-plote-marjo-majollarin-e-vrau-shteti-shqiptar-116946" }