Deklarata “bombë” e Mesila Dodës: Ka ish-hetues e prokurorë të komunizmit nëpër Komisione

Publikuar tek: politike, më 13:25 24-02-2016 Deklarata “bombë” e Mesila Dodës: Ka ish-hetues e prokurorë të komunizmit nëpër Komisione

Deputetja Mesila Doda ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Kuvendi ku ka lëshuar një deklaratë “bombë”. Doda tha se nëpër komisione ka “ish hetues dhe ish prokurorë të komunizmit”.

Sakaq, Doda lëshoi akuza drejt Komisionit të Sigurisë për faktin që ende nuk e ka marrë në shqyrtim draftin e propozuar prej saj dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi sa i takon ligjit të dekoratave.

"Po bëhet një përpjekje mjerane për ta ngecur ligjin, po tentohet që të mbyllen edhe procedurat për të mos e marrë në diskutim. Ky është një akti i paprecedentë i komisionit të sigurisë”, tha Doda ndërsa kërkoi edhe reagimin e opozitës.

Duke i kërkuar opozitës që të shprehet për këtë rast, Doda shtoi se “ Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit do shkojë deri në fund. Hapja e dosjeve do krijojë një klimë tjetër,atë të ndarjes përfundimtare nga krimi. Nuk kërkojmë dot dënimin e një krimi të ri, nëse nuk heqim rrënjën, krimin ndaj njeriut, ndaj jetës...” tha deputetja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022982835769653
array(1) { ["section"]=> string(92) "deklarata-bombe-e-mesila-dodes-ka-ish-hetues-e-prokurore-te-komunizmit-neper-komisione-33413" }