Deklarata bombë e Ramës: Fshehën KUNTALET e KOKAINËS në banane me ndihmën e PROKURORISË

Publikuar tek: politike, më 12:03 16-05-2018 Deklarata bombë e Ramës: Fshehën KUNTALET e KOKAINËS në banane me ndihmën e PROKURORISË Edi Rama Arbri Cekaj

Kryeministri Edi Rama sot bëri një deklaratë të fortë në mbledhjen e grupit të PS e cila kaloi si pa u vënë re për shkak se e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te qendrimi që shefi i qeverisë do mbante për ministrin e tij Fatmir Xhafaj pas publikimit të materialit audio.

Rama la të kuptohet se 613 kg kokainë fshehur në banane i përkasin një subjekti politik të opozitës që mesa duket ka patur edhe mbështetjen e Prokurorisë.

“Ata thonë se po pengojnë bllokojnë qeverinë e krimit dhe të drogës por në fakt po tentojnë të rrëzojnë veç Shqipërinë në këto metra të fundit, vulëhumbur pa atdhe, të çoroditur nga frika e drejtësisë, ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte. Jo vetëm që këtyre të paudhëve pa din e pa iman i vjen mendja se duke minuar e hedhur në erë negociatat do i kthejë njerëzit kundër nesh, e do kthehen në pushtet me rrëmujë për të marrë peng drejtësinë, por këto e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta sepse hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha, të krimit e korrupsionit në vite, idhjeve reale të politikës me aktivitet krimale që te pastrimi i parave me vulën e partisë deri te kuntalet e kokainës fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë.

Por ndërsa e ardhmja e drejtësisë afrohet, ata do e paguajnë një më një”, u shpreh Rama në mbledhjen e grupit të PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama e plas në tavolinë: Unë e mora përgjigjen e VIDEO-s nga LABORATORI, dikush duhet të bëjë BURG
Basha në Sofje takon Daul: Mos hapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë dhe ndihmon politikanët që kanë tradhëtuar qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201
array(1) { ["section"]=> string(93) "deklarata-bombe-e-rames-fshehen-kuntalet-e-kokaines-ne-banane-me-ndihmen-e-prokurorise-120949" }