Deklarata e Arian Çanit nxit reagimin e këngëtarit të njohur: Ja nga u vjen rreziku monopolistëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:26 16-03-2017 Deklarata e Arian Çanit nxit reagimin e këngëtarit të njohur: Ja nga u vjen rreziku monopolistëve

Deklarata e gazetarit Arian Çani se ka vendosur të largohet nga Shqipëria ka nxitur shumë reagime dhe i fundit është ai i këngëtarit të njohur Frederik Ndoci.

Ndoci kujton të njëjtën deklaratë që ai ka bërë para tre vitesh në emisionin “Zonë e Lirë” që drejtohet nga Arian Çani, të cilës i qëndron ende. Pasi flet për gjendjen skandaloze ku ndodhen sot shqiptarët, Ndoci thekson se rreziku më i madh i atyre që e kanë kthyer shtetit në monopol u vjen nga fëmijët e emigrantëve të larguar në fillim të viteve ’90.

Sipas artistit, janë këta fëmijë të shkolluar në universitetet më të mira të botës dhe me një mentalitet ndryshe nga ai i shqiptarëve në Shqipëri, që mund të rrëzojë demokracinë e rreme.

Reagimi i plotë i Federik Nodcit:

U mundue para tre vitesh, kur e thashe kete deklarate, qe sot u kujtue miku im Arjan Cani, asokohe me tha: "Ti je artist i madh, dhe a mendon per artdashesit tuaj?"-Une iu pergjigja, nese ju kujtohet,- " Ma keq me vjen per te madhin Zot, qe me ka ndihmue ne cdo kohe, edhe ketu ne nje vend ku Zoti vonon por kurr nuk harron, e sa per fansat, 3 dite zgjat lajmi, pastaj harrohesh...nga qe jane mesuar te harrojne okupime reprezalje vrasje diktatura percmime tjetersime shtypje trathti dredhi mohim shitje (nderi patriotizmi feje vllazerie fisi etj.) Supa e rizier nje qind here, nuk nxjerr supe speciale, por ushqim per derra, e demokracia e jone e ideuar dhe e mbajtur me stoicizem nga kreret e byrose dhe te sigurimit te shtetit, eshte e njejta supe qe u gatua qe ne vitet 1987, dhe u realizue me "levizjet e medha", qe ishin te krijueme nga vete byroja politike dhe qe sot te kthyr ne meritokraci e tyre udhheqin ekonomikisht dhe politikisht monopolin qeveri, e cila vetem nderron portat nje here ne 8 vite...pashe te opinion per filmin shqiptar, ku pjeserisht konduktori dhe te ftuarit, i binin anash, se pari duhet kapur nga koka dhe jo nga bishti, arti ishte krah i djathte i diktatures, edhe une qe me karrieren time (50 vjecare ne skene) edhe pse kurr nuk i kendova kenge diktatorit apo partise, edhe me kenget per dashurine e per jeten, a nuk ia mbydha syte popullit te shkaterruar, per ti dhene disa minuta kenaqesi dhe per te harruar shtypjen? sigurisht qe po. Por ne se duam ose enderronim demokraci, eshte qe ne menyre demokratike, te kapet peshku prej koke,e jo per bishti, ku padrejtesisht tere keta vite jemi marre me kendveshtrime personale, diktaturat duhen crrenjose me demaskimin e elementeve qe e sollen qe e ushtruan dhe qe vazhdojne ta ushtrojne edhe sot, pasi jane po ato familje qe ishin dje. E vetmja shprese e nje sigurie per rizgjimin e Shqiperise, jane femijet e te debuarve ne vitet 1990, "njerezit e rrezikshem per pushtetin e diktatures" atyre iu hapen dyert e ambasadave, ku vershuan, iu leshuan aniet ku u mbushen, iu dha vize, ku nuk u kthyen me, pra ata nxorren jashte "rrezikun e madh" qe do kishin ne se ata do ishin rrotull ne eren e demokracise se rreme albaneze. Femijet e tyre te shkolluar neper universitetet me precioze te botes, jane sot rrezik per vazhdimtaret e monopolit shtet, qe po ben te lengojne mijera e mijera qytetare ne shqiperi, qe shesin voten per disa kacille, qe te shtyjne nje jave jete.Femijet e te debuarve te viteve 90' ata jane vertet rreziku i riberjes se shqiperise, ata jane femije "open mind" ku prinderit e tyre ne nje menyre apo nje tjeter jane zhveshur nga sistemi 60% me shume se edhe komunistet e perjashtuar nga rradhet e komunisteve gjate diktatures. Nuk mund te kete kurr ndryshim nga cdo njeri qe premton qe jeton dhe u rrit ne shqiperi tash 30 vite. Prandaj i bej thirrje edhe atyre qe kan shprese per ndryshim, le te shpresojne se militantizmi i tyre mund tu siguroje nje vend pune si "minimum shperblim" per militantizmin e tyre.

Rrofte Shqiperia e poshte partite e krijuara nga fund diktatura e viteve 90'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030338048934937
array(1) { ["section"]=> string(102) "deklarata-e-arian-canit-nxit-reagimin-e-kengetarit-te-njohur-ja-nga-u-vjen-rreziku-monopolisteve-72053" }