Deklarata e Berishës për armatosjen e shqiptarëve, pasqyrohet nga mediat e huaja

Publikuar tek: politike, më 15:50 21-04-2016 Deklarata e Berishës për armatosjen e shqiptarëve, pasqyrohet nga mediat e huaja

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend se shqiptarët duhet të pajisen me armë për shkak se qeveria ka dështuar në përballjen me krimin, ka gjetur hapësirë edhe në mediat e huaja.

Associated Press shkruan se Berisha, i larguar si kryeministër pas humbjes në zgjedhjet e 2013-ës, ka akuzuar qeverinë si të lidhur me bandat kriminale.

“Posedimi i armës është e paligjshme në Shqipëri dhe thirrjet për të thyer ligjin dënohen me 10 vite burg. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, një nga personat e kritikuar nga Berisha, ka kërkuar  nga prokurori të nis një procedim”, shkruan AP.

Deklarata shkaktoi përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në sallën plenare, por vetë ish-kryeministri dhe deputetët demokratë u justifikuan me argumentin se Berisha i referohej sistemit amerikan dhe ky veprim mund të realizohej vetëm nëpërmjet miratimit të ligjit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kushtetuesja rrëzon kërkesën për anulimin e ligjit të pronave
Haxhia: Para se të bëjë thirrje për armatosje dhe luftë vëllavrasëse, Berisha të tregojë lidhjet me mafien italiane »
Article Logic
Execution time: 0.15427589416504
array(1) { ["section"]=> string(85) "deklarata-e-berishes-per-armatosjen-e-shqiptareve-pasqyrohet-nga-mediat-e-huaja-38282" }