Deklarata e Canës për kombëtaren shqiptare, mediat: Goditi keq Kosovën

Publikuar tek: sport, më 12:42 24-05-2016 Deklarata e Canës për kombëtaren shqiptare, mediat: Goditi keq Kosovën

“Goditje të keqe për Kosovën”, kështu e cilësojnë mediat në Kosovë deklaratën e kapitenit të kombëtares Lorik Cana lidhur me kombëtaren shqiptare të futbollit.

“Cana godet keq Kosovën”, e titullon lajmin gazeta “Express” pas deklaratës së kapitenit në konferencën për shtyp, të zhvilluar në qendrën stërvitore të kuqezinjve në Austri.

Cana tha se elita e futbollit duhet të zgjedhë Kombëtaren shqiptare duke shtuar se vetëm Shqipëria përfaqëson të gjitha trevat shqiptare dhe se kualifikimi në Europian ishte meritë e “bashkimit” të tyre.

“Të gjithë e dinë mendimin tim dhe kam vite që e them. Që nga krijimi i FSHF-së, Shqipëria ka pasur gjithmonë përfaqësuese dhe asnjëherë kombëtare. Kemi vetëm 4 vite që kemi një kombëtare mbarëshqiptare, me lojtarë nga Kumanova, Presheva, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Është hera e parë që e kemi këtë kombëtare të bashkuar dhe shihet që të bashkuar arrijmë gjëra të mëdha”, tha kapiteni.

“Kombëtarja e Kosovës? Kam qenë me mendimin që elita duhet të qëndrojë me Kombëtaren shqiptare. Kam qenë i mendimit që lojtarët më të mirë të rrinë me kombëtaren shqiptare. Ndoshta në të ardhmen mund të bashkohen Federatat, por kjo nuk i takon brezit tonë”, deklaroi Cana.

Sa i takon përgatitjeve për në Euro 2016, Cana tha:

“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe ajo e para është ajo ku ne jemi përqendruar, me një kundërshtar të vështirë. Ne jemi rritur dhe ajo përballje do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kompeticionit tonë”.

ks.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Testi/ De Biasi ndan djemtë e kombëtares, tripleta e Cikalleshit i jep fitoren skuadrës (VIDEO)
Djemtë e Kombëtares më në formë se kurrë, fotot e saponxjerra gjatë stërvitjes në Austri »
Article Logic
Execution time: 0.019085884094238
array(1) { ["section"]=> string(74) "deklarata-e-canes-per-kombetaren-shqiptare-mediat-goditi-keq-kosoven-41356" }