Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Kelment Balili do të dorëzohet, por ka një kusht

Publikuar tek: barometri, më 08:01 08-04-2018 Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Kelment Balili do të dorëzohet, por ka një kusht

Kelment Balili

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Kjo Javë” në News 24 ka folur për deklaratën e amabasadorit Lu për arrestimin e Kelment Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”. 

Lu tha se e dinë që aktualisht ndodhet në Shqipëri dhe do të arrestohet shumë shpejt. Sakaq, gazetari Hoxha u shpreh se deklarata e Lu-së është një mesazh për instutucionet ligjvënëse dhe se ku duhet të përqëndrohen hetimet. 

Ndërkohë u shpreh se Balili ka deklaruar se mund të dorëzohet në polici, por i trembet ndërhyrjeve politike dhe kushti që ka është dorëzimi i dosjes në Gjykatë. Hoxha shtoi se ka pasur përpjekje për ta arrestuar së fundmi, por nuk është bërë e mundur, madje as shpërblimi 100 mijë euro nuk ka funksionuar.

“Në dijeninë time ka deklaruar se nuk dorëzohet pasi dosja e tij nuk shkon në Gjykatë. Këtë e ka ngritur si një kauzë të vetën, që nuk ka besim se do të ketë gjykim të drejtë. Së dyti i trembet ndërhyrjeve politike. Pjesa tjetër që këmbëngul është se pse duhet të dorëzohet, kur me legjislacionin shqiptar ai mund të mbetet në paraburgim për dy vjet, deri sa dosja të shkojë në gjykatë.”- rrëfeu gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025125980377197
array(1) { ["section"]=> string(87) "deklarata-e-forte-e-artan-hoxhes-kelment-balili-do-te-dorezohet-por-ka-nje-kusht-116101" }