Deklarata e FORTË e Hajdarit: Meta në situatë shumë të vështirë! Ja ç'do ndodhë të enjten

Publikuar tek: politike, më 12:54 12-06-2019 Deklarata e FORTË e Hajdarit: Meta në situatë shumë të vështirë! Ja ç'do ndodhë të enjten Rudina Hajdari

Rudina Hajdari, ka mbajtur qendrimin e saj si deputete lidhur me anullimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Hajdari tha se Meta ka shkelur Kushtetutën, megjithatë, ajo u shpreh se në seancën e së enjtes nuk do të ketë një mocion për shkarkim, por për debat.

“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm. Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Rudina Hajdari në A2News.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023137092590332
array(1) { ["section"]=> string(94) "deklarata-e-forte-e-hajdarit-meta-ne-situate-shume-te-veshtire-ja-c-do-ndodhe-te-enjten-167936" }