Deklarata e fortë e Metës, i përgjigjet IRONIKISHT Rama: Mezi e presim apelin e vonuar për 30 qershorin (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 14:06 22-05-2019 Deklarata e fortë e Metës, i përgjigjet IRONIKISHT Rama: Mezi e presim apelin e vonuar për 30 qershorin (E PLOTË)

Ironik në këtë përgjigje kryeministri Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta.

Rama thotë se ende nuk e di se ç’opinion ka Meta për përbetimin e opozitës për të djegur zgjedhjet dhe se mezi e pret apelin e tij të vonuar, siç e cilëson ai, në mbrojtje të 30 qershorit, datës së dekretuar nga vetë Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

‘A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj. Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit’, thotë Rama në reagimin e tij.

Kujtojmë se Meta bëri sot një deklaratë të fortë duke pohuar se Reforma në Drejtësi ka dështuar, aq kohë sa vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

LEXO EDHEMETA 'HEDH NË ERË' REFORMËN NË DREJTËSI, DEKLARATA E FORTË: THIRRA EURALIUS NË TAKIM DHE NUK ERDHI, MORI POROSI NGA... 

LEXO EDHE META SHUAN SHPRESAT PËR NJË TRYEZË MES PALËVE, MESAZH TË FORTË AMBASADORËVE: NUK SHKEL KUSHTETUTËN

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022991895675659
array(1) { ["section"]=> string(116) "deklarata-e-forte-e-metes-i-pergjigjet-ironikisht-rama-mezi-e-presim-apelin-e-vonuar-per-30-qershorin-e-plote-165278" }