Deklarata e fortë e Vuçiç: Jam për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 12:07 09-08-2018 Deklarata e fortë e Vuçiç: Jam për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se po angazhohet për ridefinim të kufijve (demakracion) me shqiptarët në Kosovë.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt, kjo është gjithmonë potencial për trazira”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb ka shtuar  më tej se nuk mund të flasë se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, sepse kjo do të zbulonte kartat e Serbisë në bisedime, sipas tij.

Vuçiç ka sqaruar edhe se marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa disa e mendojnë.  

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i PDK Preshevë: Lugina t’i bashkohet Kosovës, edhe pa Leposaviqin e Zubin Potokun
Çështja e kufijve të Kosovës, Gjermania dhe Britania KUNDËR korrigjimit »
Article Logic
Execution time: 0.0043661594390869
array(1) { ["section"]=> string(85) "deklarata-e-forte-e-vucic-jam-per-ridefinim-te-kufijve-me-shqiptaret-e-kosoves-130594" }