Deklarata e Hahn për 'ndryshime kufijsh' mes Shqipërisë dhe Greqisë, reagon KE

Publikuar tek: bota, më 19:30 11-07-2018 Deklarata e Hahn për 'ndryshime kufijsh' mes Shqipërisë dhe Greqisë, reagon KE

Komisioni Europian ka mohuar se një prej figurave të saj më të larta ka bërë thirrje për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Deklarata e Komisionerit europian për Zgjerim, Johannes Hahn gajtë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, se “që të arrihet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë” duhet të ketë “ristrukturim kufijsh” ka shkaktuar reagime të shumat në shtetin fqinj.

Opozita greke akuzon qeverinë dhe ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias se po zhvillon negociata sekrete që kanë për qëllim ndryshimin e kufijve.

Por Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazeta greke Kathimerini, një zëdhënës i Komisionerit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn, tha se "në asnjë mënyrë" politikani europian nuk e kishte sugjeruar një gjë të tillë.

"Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” tha zëdhënësi i Hahn.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump i prerë: Shtetet anëtare të NATO të paguajnë MENJËHERË 2% të PBB-së
E FRIKSHME, modelja futet në ujë të pozojë, SULMOHET nga peshkaqenët (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011750936508179
array(1) { ["section"]=> string(82) "deklarata-e-hahn-per-ndryshime-kufijsh-mes-shqiperise-dhe-greqise-reagon-ke-127578" }