Deklarata e Metës për Teatrin, zyrtari i LSI i del kundër: Nuk të kuptoj (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 15:32 13-06-2018 Deklarata e Metës për Teatrin, zyrtari i LSI i del kundër: Nuk të kuptoj (E PLOTË) Ilir Meta, President

Paraditen e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin i cili parashikon prishjen e TK, ndërtimin e një teatri të ri si dhe një serie kullash të larta nga Fusha shpk.

Meta tha se po ndjek me vëmendje situatën dhe bën thirrje për dialog e transparencë.

Por me këtë deklaratë të tij duket se nuk është dakord ish-ministri i LSI, tashmë anëtar i kryesisë, Ylli Manjani.

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët!

Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!

Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit.

Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!”, shkruan Manjani ndërsa argumenton:

“Çështjet janë:

  1. 1. Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!
  2. 2. Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?

Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”…, përmbyll me nota kritike në fund Manjani.

LEXO EDHE PRISHJA E TEATRIT KOMBËTAR, REAGON ILIR META (DEKLARATA)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Erdhi koha për luftë”, Balla i përgjigjet Ndrenikës: PS nuk bojkoton mbledhje, ju përdorin MISH PËR TOP
Akt tjetër antiamerikan, Shqipëria voton për herë të dytë kundër SHBA-së »
Article Logic
Execution time: 0.0042209625244141
array(1) { ["section"]=> string(85) "deklarata-e-metes-per-teatrin-zyrtari-i-lsi-i-del-kunder-nuk-te-kuptoj-e-plote-124246" }