Deklarata e Metës, s’përmbahet Taulant Balla: Iliri qesharak që kemi njohur, Monika ia fut kokën në çizmen e saj

Publikuar tek: politike, më 16:06 12-01-2019 Deklarata e Metës, s’përmbahet Taulant Balla: Iliri qesharak që kemi njohur, Monika ia fut kokën në çizmen e saj Balla-Meta

Po thellohet gjithnjë e më shumë përplasja mes Presidentit Ilir Meta e Kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e mkinistrit të Jashtëm.

Këtë herë, Metës i është përgjigjur ashpër kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i cili shkruan se Presidenti po kthehet në qesharakun që “ata kanë njohur” e që, më shumë se sa njëherë, “liderja e LSI (Monika Kryemadhi) ia fut kokën në çzimen e saj”.

“Zoti President, ne s'ju pengojmë dot te jeni Iliri qesharak që kemi njohur me shume se sa njehere kur liderja e LSI i'a fut koken në çizmen e saj! Por keto bumjet tuaja qe po e bejne edhe Bujar Nishanin te duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot askënd. Ne s'jemi as PD, as LSI dhe s'kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju. Sepse ju s'keni asnjë shans dhe s'do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tonë dhe as Reformen ne Drejtesi, qe e di Shqiperia dhe bota se sa shume e deshironi te realizohet. Por meqe ju kemi dhënë votën si President, ju ftojme të ruani qetesinë sa të mundeni sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirë”, shkruan Balla, në të njëjtën linjë si Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj ‘i jep një dorë’ Ramës: Inspekton punimet për rikonstruksionin e konvikteve te Universiteti i  Mjekësisë, thirrje studentëve të kthehen në auditore
Opinioni i Ramës për Lubonjën, Vasili: Fundi i botës, guxon e flet ky sharlatan »
Article Logic
Execution time: 0.01653790473938
array(1) { ["section"]=> string(116) "deklarata-e-metes-s-permbahet-taulant-balla-iliri-qesharak-qe-kemi-njohur-monika-ia-fut-koken-ne-cizmen-e-saj-148514" }