“Deklarata e Ramës mbi qendrimin e SHBA për Xhafajn, përgjigjet Lu: Fol në emrin tënd, akuzat po shqyrtohen

Publikuar tek: barometri, më 07:30 12-05-2018 “Deklarata e Ramës mbi qendrimin e SHBA për Xhafajn, përgjigjet Lu: Fol në emrin tënd, akuzat po shqyrtohen

Pas deklaratës së Edi Ramës për qendrimin e SHBA lidhur me çështjen e vëllait të Fatmir Xhafës, ka reaguar Donald Lu.

“Rama të flasë ne emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafës”, tha Lu për News 24.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama u shpreh: “Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017802953720093
array(1) { ["section"]=> string(110) "deklarata-e-rames-mbi-qendrimin-e-shba-per-xhafajn-pergjigjet-lu-fol-ne-emrin-tend-akuzat-po-shqyrtohen-120448" }