Deklarata e Ramës nxeh Berishën: Rracist primitiv, firmose fundin e sigurtë

Publikuar tek: politike, më 21:30 13-12-2015 Deklarata e Ramës nxeh Berishën: Rracist primitiv, firmose fundin e sigurtë

Ish-kryeministri Sali Berisha është personi i radhës që reagon kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Sarandë, për shqiptarët e veriut.

Sipas Berishës, përçarja kombëtare është përpjekja e Ramës për t’i shpëtuar urrejtjes mbarëpopullore. Duke e quajtur atë rracist primitiv, Berisha shkruan se më këtë deklaratë Rama ka firmosur fundin e sigurt.

Ish-kryeministri ka rikthyer edhe një herë tjetër akuzat për Ramën dhe marrëdhnien e tij me të atin dhe të birin.

Lexo edhe:

Djali i Azem Hajdarit reagon pas deklaratës së Ramës për veriorët: Përgjigje për antikombëtarin

Zbardhen SMS-të e PD-së për deputetët e Tiranës: Braktisni komisionet, do merreni me protestën

Reagimi i plotë i Sali Berishës:  

Perçarja kombetare, perpjekja e antishqiptarit Edvin Kristaq Rama per ti shpetuar urrejtjes se papermbajtur mbarepopullore!

Te dashur miq, me 8 dhjetor 2015 ne bulevardet, rruget dhe sheshet e Tiranes vershoi si kurre me pare, qe nga 8 dhjetori i vitit 1990, urrejtja mbarepopullore ndaj bastardit te xhelateve bllokmen hoxhist, Edvin Kristaq Rama dhe bastardeve te tjere te eterve mizore sot ne pushtet. Ne revolten e 8 dhjetorit 2015, qindra mijera qytetare shperthyen me nje urrejtje te papermbajur dhe, njelloj siç permbysen dhe zvarriten shtatoren e Enver Hoxhes, ndezen flake bunkerin, simbolin e Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, qe Edi Rama, kreu i organizates kriminale ne pushtet ndertoi ne nderim te tij dhe poshterim te shqiptareve. Si bishe e plagosur e pashprese nga data 8 dhjetor, Edi Rama ne nje perçartje prej skizofreni, nuk di çfare thote ne fjalimet e tij koprolalike qe nxjerre nga goja.

Ai shpertheu sot ne nje racizem antikombetar, ndaj qytetareve me origjine nga veriu, te padeigjuar kurre ndonjehere qe nga koha Zografit famezi me fallangat dhe andartet e te ciliit luftuan verioret e udhehequr nga Isa Boletini dhe Riza Beg Kryeziu.

Keshtu, Edi Rama ka vendosur te firmose fundin e tij te sigurte, ti pergjigjet urrejtjes mbare popullore me shperthime te rracizmit primtiv te tij ndaj veriorve ,per te cilet sot tha“: Tokat,10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabituar nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”.

Kjo nuk është hera e parë që Rama lëshon deklarata me kontekst krahinor. Në një intervistë të pak ditëve më parë, ai poshteroi veriun duke thene se deputetet e tij nga veriu, vrases, trafikante, pegmarres, me sjelljet e tyre përfaqësojnë vlerat e zones së tyre( pra te veriut).

Me kete rast me duhet ti them ketij bastardi qe ka akuzuar te atin per baba te djalit te vet, qe i ka mohuar te birit per vite e vite kafeshaten dhe atesine, qe ka shtetur lakuriq me bashkeshorten e radhes ne plazhet e botes, qe si kafshe ka rrahur dhe thyer pjjese te trupit anetarve te familjes se tij, se me racizmin tend primitiv nuk shpeton dot nga urrejtja mbare popullore e mbare shqiptareve.

Gjithashtu i them Edi Rames qe kerkon tani streh politike ne racizmin primitiv, se me horrat, vrasesit, perdhunuesit, hajdutet ne Parlament dhe qeveri nuk perfaqesoni as jugun dhe as veriun por krimin, mafien, funderrinat e kombit!

Te enjten, tiranas, veriore, jugore e mbare shqiptare te gjithe para parlamentit! sb

Lexo edhe: 

Basha për Ramën: Po mundohet të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun

Rama: Në bregdet u importuan pronarë nga veriu, e panë detin për herë të parë me Saliun

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i Azem Hajdarit reagon pas deklaratës së Ramës për veriorët: Përgjigje për antikombëtarin
Zbardhet biseda sekrete e Pandeli Majkos me ish-kancelarin Schrëder: Do na ndihmoni, apo… »
Article Logic
Execution time: 0.021883010864258
array(1) { ["section"]=> string(79) "deklarata-e-rames-nxeh-berishen-rracist-primitiv-firmose-fundin-e-sigurte-27698" }