Deklarata e Ramës për ekonominë, reagon Basha: Shqiptarëve u janë vjedhur 2 milionë lekë për familje

Publikuar tek: politike, më 13:52 25-04-2016 Deklarata e Ramës për ekonominë, reagon Basha: Shqiptarëve u janë vjedhur 2 milionë lekë për familje

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama bërë në mbledhjen e Grupit të PS ku foli për një ekonomi të shëndetshme dhe ulje të borxhit që sipas shefit të kabinetit nuk iu faturua qytetarëve, ka reaguar kreu i së djathtës Lulzim Basha duke pohuar se në fakt “shqiptarëve u janë vledhur 2 milionë lekë për familje.

“Ekonomia në krize, papunësia rritet çdo muaj, borxhi në shifra alarmante, asnjë investim publik asnjë rrugë, asnjë shkollë, s'ka rritje pensionesh e rrogash. Mesatarisht 2 mln lekë për familje u janë vjedhur shqiptarëve nga oligarkia Rama në vitin 2015. 91.6 milion dollarë të shqiptarëve janë shpenzuar vetëm për zyra, makina, orendi, bileta avionësh, për luks. Me këto para do ishin hapur 12 mijë vende pune në vit me paga 500 dollarë në muaj, ose do ju ishte paguar ndihmë e plotë ekonomike 94 mijë familjeve në nevoje, ose do ishin ndërtuar dhe mobiluar 38 shkolla të reja. Sa i përket investimeve të huaja, tenderave dhe koncesioneve, nesër në ora 12 fakte të reja tronditëse drejtpërdrejt në media”, shkruan kryedemokrati nga rrjeti social Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen debatet në PS, Dade-Ramës: S’firmosëm për largimin 10-ditor të Berishës!
Komisioni për Reformën në Drejtësi mblidhet sot, opozita nuk merr pjesë »
Article Logic
Execution time: 0.018860816955566
array(1) { ["section"]=> string(104) "deklarata-e-rames-per-ekonomine-reagon-basha-shqiptareve-u-jane-vjedhur-2-milione-leke-per-familje-38633" }