Deklarata e Ramës për vizitën në Gjermani, reagon PD

Publikuar tek: barometri, më 07:43 27-04-2018 Deklarata e Ramës për vizitën në Gjermani, reagon PD

Pas daljes publike të kryeministrit Rama në lidhje me ecurinë e vizitës së tij në Gjermani, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Edi Paloka ka thënë se nuk prisnin të vërtetën nga Edi Rama, ndërsa ka shtuar se arsyeja e vizitës së kryeministrit në Gjermani ishte dalja para drejtësisë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sakaq, deputeti demokrat ka shtuar se Bashkimi Europian aktualisht është një çështje shumë e vështirë për vendin tonë duke qenë se ende nuk janë plotësuar kushtet e vendosura për anëtarësimin në BE.

“Nuk prisnim sot që Edi Rama t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën e tij në Berlin.

E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin”, tha Paloka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02855110168457
array(1) { ["section"]=> string(58) "deklarata-e-rames-per-viziten-ne-gjermani-reagon-pd-118469" }