“Deklarata” e Shaqirit, reagon FSHF: Po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 12:10 13-06-2016 “Deklarata” e Shaqirit, reagon FSHF: Po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Në rrjet po qarkullon një deklaratë presupozuar se është bërë nga futbollisti Xherdan Shaqiri që rrëfen se ka dashur të luajë për kombëtaren shqiptare por kreu i FSH i ka kërkuar miliona për këtë.

Një gjë e tillë është pasyqruar edhe në disa media çka ka bërë që FSHF të reagojë zyrtarisht duke përgënjeshtruar këtë deklaratë që nuk është bërë aspak nga Shaqiri por një profil fallco në Facebook.

“FSHF: Profilet false demtojne imazhin e Shqiperise

FSHF shpreh keqardhjen qe ne kete moment fantastik te historise se futbollit tone qe po e jetojme te gjithe se bashku fale djemve te Kombetares, trajnerit dhe ekipit drejtues te FSHF, nje profil fallco ne facebook dhe nje status i rreme i Xherdan Shaqirit marrin jehone permes portalesh te caktuara duke demtuar imazhin e FSHF. Ne vleresojme cdo pikepamje kritike mbi punen dhe nuk mund t’i heqim te drejten askujt qe te mendoje se Kombetarja duhet te fitoje cdo ndeshje dhe uron qe fallcitetet e profileve te rreme ne facebook te mos perfshihen ne debatin e shendetshem pasi demtojne rende Kombetaren ne kete moment historik.

FSHF u eshte mirenjohese te gjithe lojtareve te Kombetares per perkushtimin e tyre maksimal dhe pavaresisht fjaleve qe i merr era, ka bere e do te beje vetem nje politike: Dyer te hapura per kedo sipas merites!”, thuhet në deklaratën e FSHF.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mustafi dhe Schweinsteiger i japin Gjermanisë tre pikët e para
Reportazhi i FIFA-s për Kombëtaren: Udhëtimi mahnitës i Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.011826992034912
array(1) { ["section"]=> string(70) "deklarata-e-shaqirit-reagon-fshf-po-demtoni-imazhin-e-shqiperise-43339" }