Deklarata e Vuçiç: Do bëjmë kompromis me Kosovën, nëse shfuqizohet taksa

Publikuar tek: rajon, më 07:23 11-02-2019 Deklarata e Vuçiç: Do bëjmë kompromis me Kosovën, nëse shfuqizohet taksa

Presidenti Aleksandër Vuçiç, është shprehur së fundmi se nëse Kosova e shfuqizon taksën, Serbia do të përpiqet të bëjë kompromis.

Ai tha dje se shteti i tij gjithmonë do të tentojë që të bëj kompromis me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit e shfuqizon taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.

“Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë që nga 2012-ta”, ka thënë sot Vuçiç, i cili shtoi se ai nuk mund të flasë si të tjerët pasi thotë se nuk është gënjeshtar.

“Ne do të punojmë së bashku”, tha ai, duke shtuar se Serbia gjithmonë do të tentojë të bëjë kompromis me kosovarët, nëse shfuqizohet taksa doganore.

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka futur në fuqi taksën prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, kurse më vonë, Qeveria ka marrë vendim që në këtë taksë të përfshihen edhe brendet e njohura botërore të cilat hyjnë nga këto dy shtete.

Që nga vendosja e taksës Serbia ka bllokuar edhe bisedimet me Kosovën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Athina i dërgon notë diplomatike Shkupit
U dënuan gabimisht, qeveria maqedonase do të paguajë 1.2 milion euro shpërblim për 6 persona »
Article Logic
Execution time: 0.0048539638519287
array(1) { ["section"]=> string(77) "deklarata-e-vucic-do-bejme-kompromis-me-kosoven-nese-shfuqizohet-taksa-152321" }