Deklarata “minuese” e Robert Ndrenikës, reagon Kumbaro: Duhet të flas me të...

Publikuar tek: kulture-art, më 12:54 09-02-2018 Deklarata “minuese” e Robert Ndrenikës, reagon Kumbaro: Duhet të flas me të...

Ditën e djeshme aktori i madh Robert Ndrenika na preku të gjithëve përmes një video-mesazhi ku konstatonte indiferencën e ministrisë së Kulturës ndaj teatrit dhe denonconte se artistët punojnë për një “çapë” bukë.

“Zonja ministreshë”, i drejtohej i madhi Ndrenika Kumbaros me nota ironie. Dhe ka ardhur më në fund reagimi i kësaj të fundit e cila nga Korça ka deklaruar se do flasë me Ndrenikën dhe do i takojë artistët. Pyetur posaçërisht për deklaratën e aktorit, ministrja tha: “Duhet të flas me të”, duke pohuar njëkohësisht se do i takojë të gjithë artistët të cilët janë bërë bashkë për të kundërshtuar ndryshimet për artin, të propozuara së fundmi pa konsultim publik nga ministria e Kulturës.

“Patjetër që do ti takoj artistët. Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore sic është teatri i Korcës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla sic janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që perjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. 

Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore. Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit. Dua të theksoj se përvec disave të cilet e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendorë apo subjekte të tjerë të interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve por besoj se mbasi të takohemi do sqarohemi të gjithë. Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për ti diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet ti takoj artistët pasi para se të kuptojmë cfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata cfarë ofron drafti”, tha Kumbaro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbesa e ish-këshilltarit në ministrinë e Ismail Qemalit i bën dhuratën e çmuar Arkivave (DOKUMENTET E RËNDËSISHME)
Myslimanë dhe të krishterë bëhen bashkë në Shkodër, mbahet konferenca e rëndësishme fetare »
Article Logic
Execution time: 0.02135705947876
array(1) { ["section"]=> string(78) "deklarata-minuese-e-robert-ndrenikes-reagon-kumbaro-duhet-te-flas-me-te-109714" }