Deklarata për veriorët, Rama: Nuk fola kundër tyre

Publikuar tek: politike, më 17:38 15-12-2015 Deklarata për veriorët, Rama: Nuk fola kundër tyre

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në Shkodër se nuk ka bërë kurrë asnjë deklaratë kundër shqiptarëve të veriut, por fjalët e tij janë transformuar dhe interpretuar gabim.

Rama tha se deklarata për ‘pronarët nga alpet’ nuk u referohet atyre qytetarëve që kanë ndërtuar në bregdet, por atyre personave që tani dalin pronarë tokash në jug.

“Thanë se Rama foli kundër veriorëve. Unë nuk fola kundër veriorëve, më parë u thoshin njerëzve gjithashtu se unë i quaja çeçenë, prandaj nuk duhet të më votonin. Ajo që unë thashë është thjeshtë, në bregun e Jonit nuk ka problematik për ata që kanë ardhur nga veriu dhe kanë ndërtuar në plazh, unë fola për atë që vijnë nga alpet dhe dalin pronarë tokash. Veriorëve u thuhej më parë se po të votoni Edi Ramën do t’ju ngrejë dhe ju çojë nëpër male, por çfarë ka ndodhur që prej 2013-ës? Janë dhënë 40 mijë legalizime dhe shumica që kanë përfituar janë veriorë”, tha kryeministri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Frojdi do thoshte “ Nuk kanë faj, djegin bunkerin që kanë brenda”
Basha mbledh 53 krerët e degëve në prag të protestës »
Article Logic
Execution time: 0.029691934585571
array(1) { ["section"]=> string(54) "deklarata-per-verioret-rama-nuk-fola-kunder-tyre-27837" }