Deklarata/ Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i pashmangshëm. Reagim në Beograd dhe Europë

Publikuar tek: politike, më 15:26 07-04-2015

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vijon të lëshoj mesazhe të forta në drejtim të Bashkimit Europian, ku në fokus mbetet Kosova dhe bashkimi i saj me Shqipërinë. Gjatë një interviste të përbashkët me ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Rama është shprehur se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm, por i takon BE-së të vendos se si do të bëhet ai.

Sipas Ramës, shqiptarët duan të bashkohen në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE e në rast se vijon historia ‘tërhqi e mos e këput’ me Shqipërine dhe Kosovën, atëherë bashkimi do vijë si reagim ndaj verbërisë së BE-së.

“Besoj që duhet thënë edhe diçka tjetër, që bashkimi ynë, dhe nëse duam ta themi edhe më shkoqur, bashkimi i shqiptarëve te Shqipërisë dhe Kosovës, pasi këta në fakt janë shqiptarët që jetojnë në dy shtete shqiptare dhe nuk flasim për tjerët, që janë në shtetet tjera, është i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm. Pyetja është si do të ndodhë, a do ndodh në funksion të Bashkimit Europian, si një proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë, apo do të ndodhë si një reagim ndaj një verbërie apo një përtacie europiane. Një Europë strategjike do të kërkonte që Ballkani të ishte njohur më parë si pjesë e saj, dhe që normalisht, pastaj, të gjitha etnitë në Ballkan të kishin lehtësi në të qenit së bashku, pa pasur nevojë që të merreshin me kufijtë, ndërkohë që një Europë verbërisht taktike dhe në vijim do të bënte që të triumfonte me patjetër dhe pa asnjë mundësi të dytë linja e një bashkimi përsëri në funksion të një Europe të ardhme, por në radhë të parë të një funksioni në ditët e sotme ku shqiptarët nuk do ta pranonin për një kohë të gjatë këtë historinë ‘tërhiq e mos këput’ të Europës dhe këtë qasjen ‘tërhiq e mos e këput’ me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Rama.

Këto deklarata të Ramës kanë mbërritur me shpejtësi në Beograd, duke nxitur reagimin e vetë kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa një vëmendje e gjerë po i kushtohet perveç se nga shtypi serb edhe nga ai rajonal e europian.

Reagon Beogradi

Këshilltari i presidentit serb Timoslav Nikoliç, është shprehur se Shqipëria duhet të ndalojë së rëni “daulleve të luftës” e të respektojë fqinjët e saj. “Ne paralajmërojmë Republikën e Shqipërisë që të ndalojë së rëni daulleve të luftës e të përkushtohet në respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe fqinjësisë së mirë”, ka thënë Marko Djuriç.

Edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka qenë në të njejtën linjë me Nikoliç për deklaratën e kryeministrit Rama. Vuçiç ka kërkuar nga liderët shqiptarë që të ndalojnë së shkaktuari destabilitet në rajon.

“I premtoj kryeministrit Rama se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë ‘në një mënyrë klasike’. I bëj thirrje liredëve shqiptarë të ndalojnë së shkaktuari destabilizim në rajon”, shkruan në tëitter kryeministri i Serbisë.

Mediat e huaja pasqyrojnë përplasjen e re Shqipëri-Serbi

Rama ia ka arritur qëllimit të tij që me këtë deklaratë të zgjojë interes dhe vëmendje në Europë. Përveç mediave serbe të cilat e kanë pasqyruar gjërësisht deklaratën e tij dhe reagimin e zyrtarëve serb, mediat e rajonit i kanë kushtuar gjithashtu vëmendje fjalëve të Ramës. Media në Bullgari, Maqedoni e Mal të Zi kanë pasqyruar deklaratën e kryeministrit shqiptar si dhe kritikave që kanë ardhur nga Beogradi.

Gjithashtu, lajmi është publikuar nga agjensia presigjoze e lajmeve “Reuters”, e cila bën edhe një historik të shkurtër të historisë së Kosovës dhe njohjes së pavarësisë së saj. 

*Artikulli i Reuters

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale/ Blushi: Kandidatët jo të PS-së, por të një njeriu
Zgjedhjet lokale, Tritan Shehu konfirmon Kokalarin në Gjirokastër dhe Çomon në Libohovë »
Article Logic
Execution time: 0.031927108764648
array(1) { ["section"]=> string(88) "deklarata-rama-bashkimi-shqiperi-kosove-i-pashmangshem-reagim-ne-beograd-dhe-europe-8067" }