Deklarata rënduese e Ranieri-t, Duka merr në mbrojtje De Biasi-n dhe Veselin

Publikuar tek: sport, më 08:54 17-06-2016 Deklarata rënduese e Ranieri-t, Duka merr në mbrojtje De Biasi-n dhe Veselin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë në mbrojtje trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi-n dhe mbrojtësin Frederik Veselin pas deklaratës rënduese të bërë nga trajneri italian Baldo Ranieri.

Duka në një intervistë për Top-Channel është shprehur se zëvendësimet në ndeshjen kundër Francës u bënë për arsye dëmtimesh, megjithatë ato i dhanë freski lojës.

“Franca bëri zëvendësime 250 milionë euroshe, pra ata tre lojtarë që u futën kushtojnë aq. Në ekipit tonë nuk ka diferenca të mëdha mes atyre që janë në fushë dhe atyre jashtë fushe. Ajo që na solli këtu është kolektiviteti, kështu që përveç freskisë nuk mund të bënin ndonjë gjë tjetër. Pastaj ne bëmë zëvendësime të detyruara, Veseli për Ajetin dhe Xhaka për Kukelin u bënë për arsye dëmtimesh”, ka thënë kreu i FSHF-së.

Ish-trajneri i Vllaznisë, Ranieri akuzoi dje ndihmësin e De Biasi-t, Paolo Tramezzani-n se ka sponsorizuar Veselin me Kombëtaren Shqiptare, për arsye se kërkon të marrë drejtimin e pankinës së Luganos në Zvicër, ekip me të cilin aktivizohet mbrojtësi shqiptar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen shifrat, Francë-Shqipëri tërhoqi më shumë se gjysmën e audiencës franceze
E rrahën në derbi, ish-drejtori i Partizanit i vetëofrohet Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.019917011260986
array(1) { ["section"]=> string(81) "deklarata-renduese-e-ranieri-t-duka-merr-ne-mbrojtje-de-biasi-n-dhe-veselin-43784" }