Deklaratat e forta të Rudina Hajdarit, Berisha tregon nëse do largohet nga PD: Ajo është vajza e të atit

Publikuar tek: kulture-art, më 22:46 13-12-2018 Deklaratat e forta të Rudina Hajdarit, Berisha tregon nëse do largohet nga PD: Ajo është vajza e të atit

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të forta të vajzës së Azem Hajdarit, deputetes demokrate Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari tha se në përkujtimoren e protestës së studentëve të Dhjetorit ’90, ishte “për dekor”, ndërsa në reagimet sociale dhe fjalimin e saj në parlament, u tregua edhe më e ashpër duke thënë se PD-ja rrezikon të mos vijë kurrë në pushtet, madje i ka quajtur deputetët “hajdutë që rrinë në kafe”.

Berisha tha se si i ati, edhe Rudina Hajdari ka temperament, por u shpreh se ajo s’ka për t’u larguar kurrë nga PD-ja.

Pjesë nga deklarata e Berishës në emisionin “Open”:

Së pari unë mendoj se ajo në atë ceremoni, meqënëse ishte deputete e re, duhej të parashikohej të fliste, është deputete e re, betimin ai te koka e saj e kishte bërë. Kjo duhet të fliste aty, përsa i përket të tjerave, kjo është e bija e të atit. I ati, njeri më të pavarur në politikën shqiptare...Jo ajo kurrë nuk largohet nga Partia Demokratike. Por është e bija e të atit. Nuk thashë që do bëhet si Azemi se Azemi është i papërsëritshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në Tiranë, shpëtohet i moshuari
»
Article Logic
Execution time: 0.0047130584716797
array(1) { ["section"]=> string(109) "deklaratat-e-forta-te-rudina-hajdarit-berisha-tregon-nese-do-largohet-nga-pd-ajo-eshte-vajza-e-te-atit-145074" }