Deklaratat e nipit të Klement Balilit, reagon Ylli Manjani: Kam qenë, por jo me dashnoren

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 01-03-2017 Deklaratat e nipit të Klement Balilit, reagon Ylli Manjani: Kam qenë, por jo me dashnoren

Pasi nipi i Klemend Balilit, kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili deklaroi sot për “News24” se nuk ka parë asnjë ministër në resortin “Santa Quaranta”, veç ministrit Ahmetaj në përurimin e hotelit dhe ish-ministrit Ylli Manjani, për pushime, ka reaguar ky i fundit. Manjani është përgjigjur shumë shkurt, duke pohuar se ka qenë atje, por jo me dashnore.

“Kam qenë, por jo me dashnoren”, thotë ai, për dritare.net. Manjani, më herët u shpreh se për shkak të detyrës, i kishin rënë në dorë video të ministrave me të dashurat e tyre, në “Santa Quaranta. Video këto të sherbimeve të huaja, për të cilat Manjani, nuk pranoi të komentojë më tej.

Ishte Berisha, që foli menjeherë pas Manjanit, duke dhënë dhe emra ministrash, fakt që e përgënjeshtroi sot, nipi i Balilit, Rigers Balili, i cili siguron se asnjë ministër nuk ka parë në resort, veç Manjanit me pushime.

Ish ministri tregon për dritare. net, se ka qenë, në kafen e resortit, sepse ka shtëpinë afër hotelit në Sarandë. “Por jo me te dashura. Nuk është e paligjshme të shkosh edhe me të dashurat”, thotë ai, duke shprehur keqardhjen, që kjo histori, po shndërrohet në kryetemen e jetës politike shqiptare.

Dje edhe ish-kryeministri, Sali Berisha pretendoi se në hotelin e Klement Balilit kanë fjetur me dashnoret tre ministra, që sipas tij janë Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqja.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë zie në familjen e aktores Eni Jani
FOTOT/ Korça, ndryshe nga çdo qytet tjetër feston sot ditën e verës »
Article Logic
Execution time: 0.31827116012573
array(1) { ["section"]=> string(92) "deklaratat-e-nipit-te-klement-balilit-reagon-ylli-manjani-kam-qene-por-jo-me-dashnoren-70391" }