Deklaratat e Ramës, reagon MPJ greke: Udhëheqja politike shqiptare po rrëshket

Publikuar tek: politike, më 19:55 27-05-2015 Deklaratat e Ramës, reagon MPJ greke: Udhëheqja politike shqiptare po rrëshket

Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar pas pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ditën e sotme në lidhje me kërkimet në det dhe zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit.

Ministria e Jashtme greke nëpërmjet zëdhënësit Konstantinos Koutras, u shpreh se udhëheqja politike e Shqipërisë po rrëshket çdo ditë.

“Udhëheqja politike e vendit tonë fqinj dhe miqësor është duhe rrëshkitur, me fjalë dhe me vepra, çdo ditë”, ka thënë zëdhënësi i MPJ-së greke.

Më tej Koutras ka thënë se e vetmja rrugë për prespektivën europiane të Shqipërisë është ligjshmëria dhe drejtësia Europiane.

Rama u shpreh gjatë takimit me Vuçiç se shteti shqiptar kërkon informacione nga autoritetet greke bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa përsa i përket çështjes së zgjedhjes së nënkryetarit të Parlamentit, Rama tha se asnjë shtet dhe as Athina nuk mund të na tregojë se si duhet të veprojmë për Parlamentin e zgjedhur nga populli Sovran.

"Nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë  të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore te diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare informacion për kërkimet në det.

Sa i përket çështjes që lidhet me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, ashtu sikurse ne nuk imagjinojmë t'i tregojmë Athinës se kë të zgjedhë në krye apo nënkryetar të parlamentit, ashtu nuk imagjinojmë dot që Athina apo kushdo kryeqytet të na tregojë ne sesi duhet të veprojmë për parlamentin e zgjedhur nga populli sovran. Kjo është e qartë për ne dhe është problem artificial", tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Vuçiç-Basha: Koha të përqafojmë të ardhmen
Serbët i mrekullohen Tiranës, me superlative në Instagram. Vuçiç intervistë nga sheshi “Skënderbej” »
Article Logic
Execution time: 0.032479047775269
array(1) { ["section"]=> string(82) "deklaratat-e-rames-reagon-mpj-greke-udheheqja-politike-shqiptare-po-rreshket-12103" }