Deklaratë e dhimbshme, Luiza Gega flet pas garës në Rio

Publikuar tek: sport, më 16:46 13-08-2016 Deklaratë e dhimbshme, Luiza Gega flet pas garës në Rio

Luiza Gega garoi sot në stilin 3000 metërsh me pengesa në Lojërat Olimpike të Rio-s, por ndryshe nga një muaj më parë, ajo sot u rendit e 48-a. Rezultat mjaft i dobët për atleten tonë, por që lidhet ngushtë me dëmtimin që ka pësuar.

Me anë të një statusi në profilin e saj në "facebook", ajo ka deklaruar dorëheqjen për këtë vit nga garimet. Por, ajo nuk e quan kapitullin e saj të mbyllur, pasi dëshiron që të rikthehet për trofe të tjerë.

"E di që ndoshta dhe shumë prej jush janë zhgënjyer, por më besoni kisha dhimbje shumë të madhe kur kaloja pengesat sidomos atë të ujit, saqë nuk mbaja dot veten time me këmbën e vrarë dhe fillova të bija me të dyja këmbët, thjesht luftova vetëm për mos të lënë garën sepse s'e kam lënë kurrë deri më sot dhe sido që të jem s'ka për të ndodhur kurrë. Gjithsesi njerëzit që e kuptojnë sportin e dinë se për çfarë flas. Për fat të keq duhet ti mbyll këtu garat për këtë vit apo duhet t'i jap kohë këmbës të rikuperohet, sigurisht për tu kthyer me objektiva të tjera. Jam e rrethuar nga njerëz që më mbështesin shumë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ndoshta këtë vit e mbylla vetëm si Nën Kampione Europe, por aktivitete të tjera më presin. Shumë Faleminderit të gjithëve!", përfundon Gega.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luzia Gega përfundon garën në Lojërat Olimpike, ky është rezultati
‘Çmendet’ Gashi, super-gol ndaj LA Galaxy (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.024895906448364
array(1) { ["section"]=> string(60) "deklarate-e-dhimbshme-luiza-gega-flet-pas-gares-ne-rio-49643" }