Dekonspirimi i operacionit për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve, thirret me urgjencë në Prokurori kreu i SHÇKB

Publikuar tek: kulture-art, më 11:08 23-11-2017 Dekonspirimi i operacionit për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve, thirret me urgjencë në Prokurori kreu i SHÇKB

Dyshimet për dekonspirim të operacionit që kishte si synim arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit ka bërë që prokuroria e krimeve të rënda të kërkojë menjëherë dëshminë e kreut të SHÇKB-së Eduart Merkaj.

Ai do të pyetet lidhur me aksionin e natës së mbrëmshme për arrestimin e Jaert Çela, ish drejtor i Policisë Vlorë, Sokol Bode zyrtar në Postën Policore të Dhërmiut dhe Gjergji Kohila, ish shef Krimesh në Policinë e Vlorës, pasi ka dyshime për lidhjet me grupet e trafikut të lëndëve narkotike dhe se kanë urdhëruar mos prekjen e parcelave të kanabisit të vëllezërve Habilaj.

Po ashtu, Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të verifikojë tashmë të gjithë oficerët që kishin dijeni për urdhërat e arrestit ndaj tre ish-drejtuesëve të policisë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy gratë shqiptare thithin vëmendjen e të gjithëve, ç’do ndodhë në Vilën italiane
»
Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258
array(1) { ["section"]=> string(112) "dekonspirimi-i-operacionit-per-arrestimin-e-3-ish-zyrtareve-thirret-me-urgjence-ne-prokurori-kreu-i-shckb-100599" }