Dekonspirohet vota e parë, ja për kë do të votojë në zgjedhjet e PD ky anëtar i kryesisë

Publikuar tek: politike, më 19:55 04-07-2017 Dekonspirohet vota e parë, ja për kë do të votojë në zgjedhjet e PD ky anëtar i kryesisë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i njohur në këto ditët e fundit si një nga kritikët e Lulzim Bashës, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, është shprehur për qendrimin e tij.

Çollaku thotë se  ai nuk bën pjesë as në grupin pro kreut aktual të PD, Lulzim Basha dhe as në grupin e etiketuar nga media si anti-Basha.

Ai thotë se ai bën pjesë në grupin e arsyes, dhe me këtë rast ai i drejton një ftesë demokratëve të përdorin arsyen si masë vlerësuese.

Më poshtë statusi i Çollakut në rrjetet sociale:

Shoh qe ne disa portale,mbase nga neglizhenca ose me qellim…etiketohem here si grupi Pro here si grupi Anti.

Dua te beje ne menyre te qarte dicka,si per fillim.  Nuk bej pjese as ne grupin Pro as ne grupin Anti.  Bej pjese ne grupin e Aresyes.

Dhe ftoje cdo demokrat te perdore Aresyen si mase vleresuese.

Aresyeja duhet te na shtyje qe para se te vendosim me ke jemi…,te pyesim,kerkojme te sqarohemi,analizojme…te degjojme e vleresojme reflektim dhe korrigim,patjeter te mirepresim ndjesat nese jepen…te gjykojme projektet e te Zgjedhim Ate qe do te na drejtoje per 4 vitet e ardhshme.

Besimin dhe mbeshtetjen time do ta kete ai qe do te plotesoje keto Parime.

Ndaj durim deri ne fund te ketij procesi i cili vetem sa ka filluar.

Me pak emocione e me shume aresye…besoj eshte formula e sakte per te marre vendimin e Duhur.

Më shumë në këtë kategori: « Befason Jozefina Topalli: Ka dy muaj që familja ime po monitorohet. Kush janë "spiunët"?
Zbardhet e vërteta, ja çfarë u diskutua dje në mbledhjen e kryesisë së PD-së, mund të krijohet një parti e re »
Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662
array(1) { ["section"]=> string(93) "dekonspirohet-vota-e-pare-ja-per-ke-do-te-votoje-ne-zgjedhjet-e-pd-ky-anetar-i-kryesise-85019" }