Dekorimet e ish hetuesve, Kodheli: Unë nuk e dija fare kush ishin. Repishti: Ministrja të dorëhiqet

Publikuar tek: politike, më 07:49 11-12-2015 Dekorimet e ish hetuesve, Kodheli: Unë nuk e dija fare kush ishin. Repishti: Ministrja të dorëhiqet Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se duhet të anulohen dekoratat e dhëna për shumë prej anëtarëve të Byrosë Politike si dhe lista duhet spastruar. E pyetur nga Ilva Tare në Tonight se si janë dekoruar hetuesi i At Zef Pëllumit apo anëtarë si Vito Kapo, ministrja Kodheli tha:

“Qeveria ka marrë një vendim që të dekorojë veteranët e një kategorie të caktuar  që ishin vetëranët e kategorisë së parë A. Ka marrë një vendim që me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të mund të dekoronte këtë kategori të parë. Veteranët që sot e përfitojnë këtë status janë diku te 500 apo 1000 janë të kategorisë së parë.

Dhe ka marrë një vendim dhe ka thënë të dekorohen veteranët e kategorisë së parë dhe veteranët e kategorisë së parë janë dekoruar.

Unë nuk e di fare se cilët kanë qenë ata 1000 emrat. Kjo ishte një punë që duhej bërë, që listat të ishin pastruar , duhet të ishte bërë. Këta zotërinj gëzonin pagesë ekstra çdo muaj. Nuk ëhstë vetëm problemi i medaljes, po pagesa ekstra? Kështu që kjo ëhstë një farsë, kjo është gjetur një kazur beli për të krijuar këtë situatë. Unë nuk e di fare kush janë njëmijë emrat, sepse kam respektuar një vendim që daton 20 vjet të shkuara dhe kur them unë, them qeveria”, tha ministrja.

Por ish i dënuari politik Sami Repshiti kërkon dorëheqjen e ministres për faktin se ka dekoruar hetuesin e At Zef Pëllumit.

“Sa për kriminelin shoku Çoku që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhendur, e çizmen e tij të ndytë, unë nuk e falë, sepse tradhëtoi bashkëvuajtësit e mi. Njëkohësisht unë nuk fal as edhe shtetin që ka për detyrë të më mbrojë e që për 25 vjet të gjata nuk zbatoi drejtësinë ma fillestare”, thotë Repshiti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Nuk më intereson kush i prish gjumin Berishës, vendimet në PD i marr unë
Gazeta italiane vë përballë Ramën me Lubonjën, ja replikat e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.026376962661743
array(1) { ["section"]=> string(101) "dekorimet-e-ish-hetuesve-kodheli-une-nuk-e-dija-fare-kush-ishin-repishti-ministrja-te-dorehiqet-27486" }