Dekorimet për komunistët, Endri Fuga: Medalja iu dha veteranëve të kategorisë së parë

Publikuar tek: politike, më 09:13 30-11-2015 Dekorimet për komunistët, Endri Fuga:  Medalja iu dha veteranëve të kategorisë së parë

Festimet për 71-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, kanë sjellë në vëmendje një skandal të madh në lidhje me dekorimet dhe dhëniet e medaljeve për komunistët, të afërm të tyre, apo funksionarë të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të ish-Sigurimit.

Por drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga e ka thënë hapur, që medaljet janë dhënë vjet, për të gjithë veteranët e kategorisë së parë dhe kush e ka gëzuar statusin e ka marrë.

“Medalja e mirënjohjes i është dhënë vjet të gjithë veteranëve të kategorisë I, jo emrave të veçantë. Kush gëzon këtë status u dekorua VJET!’’, thotë Fuga.

Por eksponentë të Partisë Demokratike e personazhe që kanë vuajtur në diktaturë janë të indinjuar për dhënien e këtyre medaljeve.

I ashpër ka qenë për dekorimet reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Ata janë xhelatë, monstra të kategorisë së parë, soj kriminal i Edivn Kristaq Ramës!

Të dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, nip i xhelatit të inteligjencës teknike të Shqipërisë, bllokmenit Spiro Koleka, i cili në dhjetor të vitit 1990 kërkoi t’i futen tanket lëvizjes studentore dhe i biri i Kristaq Ramës, ish-anëtar i presidiumit famkeq të Kuvendit Popullor, që ka firmosur për genocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, përgjigjet me cinizëm ekstrem për aktin e tij çnjerëzor. Ky neo-bllokmen bastard i etërve mizor iu tha sot shqiptarëve se dekoroi ish-ministra, drejtues kryesorë të policisë famzeze sekrete të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftes së Dytë Botërore, gjykatës, prokurorë, egzekutorë, torturues, persekutorë të qindra e mijëra shqiptarëve sepse sipas tij ata ishin shpallur nga etërit e tij veteranë të kategorisë së parë.

Për çdo njeri që ka minimumin e ndërgjegjes njerëzore përveç bllokmenëve hoxhistë dhe Edi Ramës, ata janë xhelatë, monstra që me aktet dhe veprimtarinë e tyre kanë egzekutuar, torturuar, burgosur, internuar, marrë rininë e qindra dhe mijëra qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.

Edhe një herë ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të shndërrojmë 8 dhjetorin, në ditën e triumfit mbi xhelatet e rehabilituar dhe bastardët e tyre në pushtet me në krye Edi Ramën!! Sb”

Po cilët ‘’veteranë’’ janë dekoruar?

Siç raporton ‘’Gazeta Shqiptare’’ njëra prej tyre është Vito Kapo. Ajo ka marrë ‘’Medaljen e Mirënjohjes’’. Kapo ka qenë ish-anëtarja e Komitetit Qëndror të PPSH, po edhe e veja e ish-udhëheqësit të lartë komunist Hysni Kapo.’’Më në fund dikush u kujtua edhe për ne. Pa dyshim, ndihem shumë e gëzuar’’, është shprehur Kapo.

Përveç saj në listëne  dekorimeve bën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sgurimit, Rakip Beqaj, agjenti Mark Dodani, i cili mbante lidhjet me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, si dhe prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumet e Hito Çakos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur ‘’kaubojsi’’ imponohet, ‘’njerëzit e rëndësishëm’’ foto me të
Dy mesazhet e Ramës në Berat: Kriminelët dhe vija e qartë e partisë »
Article Logic
Execution time: 0.032534122467041
array(1) { ["section"]=> string(89) "dekorimet-per-komunistet-endri-fuga-medalja-iu-dha-veteraneve-te-kategorise-se-pare-26582" }