Dekorohet pas vdekjes Sokol Baraj, shkatërruesi i bandave të 97-ës, i biri mban fjalimin prekës: U la në harresë...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:34 13-01-2018 Dekorohet pas vdekjes Sokol Baraj, shkatërruesi i bandave të 97-ës, i biri mban fjalimin prekës: U la në harresë...

Ish-zëvendësministri i Brendshëm Sokol Baraj, vitin që lamë pas u nda nga jeta si pasojë e një ataku në zemër .

Sot Baraj ka marrë pas vdekjes nga Presidenti Meta dekoratën e artë të shqiponjës, që i është dorëzuar djalit dhe bashkëshortes së ve me rastin e 105 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Djali i ish-drejtuesit të ndjerë të Policisë, mbajti një fjalim nderi përpara të pranishmëve.

“Ndihem i privilegjuar të jem këtu në emër të babait tim që s’jeton më e ka lënë një boshllëk të madh, kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet por çdo vlerëism nga ana juaj është ngushëllim”, tha djali i Barajt.

“Arritjet  e tij unë i kam kuptuar në një moshë shumë të madhe se ai nuk tregonte si drejtues por si një nënpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës nga 97 deri tani u la në harresë, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falenderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi këtë dekoratë, ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim  eti, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qendruar pranë në një moment të vështirë”, tha djali i ish-drejtuesit të policisë Sokol Baraj, i cili u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare dhe la gjurmë me punën e tij gjatë periudhës së vështirë të 97-ës. Baraj njihet si shkatërruesi i bandave të rrezikshme të vitit 1997.

djali1.png

Më shumë në këtë kategori: « 105-vjetori i Policisë së Shtetit, Xhafaj flet për Vetting-un dhe ‘Forcën e ligjit’, ky është apeli i fuqishëm
TRAGJIKE NË SHKODËR: Mbytet në lumë një 5-vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.023890018463135
array(1) { ["section"]=> string(116) "dekorohet-pas-vdekjes-sokol-baraj-shkaterruesi-i-bandave-te-97-es-i-biri-mban-fjalimin-prekes-u-la-ne-harrese-106424" }