Dekreti i Metës për teatrin, Alibeaj: Mazhoranca përfitoi, vettingu zgjidhja e vetme

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 18-09-2018 Dekreti i Metës për teatrin, Alibeaj: Mazhoranca përfitoi, vettingu zgjidhja e vetme Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Komisionit për dekretin e Teatrit Kombëtar.

Sipas Alibeaj votimi i sotëm provoi se ligji është antikushtetues.

“Banda Fusha dhe Rama kanë bërë pikërisht këtë gjë sot. Të verbuar arrijnë të shkallmojnë edhe të vetmin mjet që mban parlamentarizmi, veprimtarinë normale të parlamentit që është rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë është votimit pro apo kundër dekretit. Në momentin që votohet pro, je dakord me vërejtjet e presidentit, ligji bie, çdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Palaçollëku parlamentar që bënë sot është që pranuan që ligji është anti kushtetues, pranuan vërejtjet e Presidentit dhe në vazhdim të këtij plani ogurzi të prishjes së teatrit kërkuan të fusin pa procedurë disa amendamente nga një ligj që tashmë ka rënë. Nuk është vetëm një mosnjohje e rregullores por përmban një strategji që i mohon Presidentit të Republikës të ushtrojë të drejtën.
I vetmi mjet dhe mënyrë për t’i vënë fre babëzisë është vetoja presidenciale. Kjo e ka një shpjegim, pse e bëjnë, jo se nuk njohin rregulloren. E dinë fare mirë është verbimi i hajdutërisë.
Janë të blerë nga paratë e pista të Fushës, janë të blerë nga paratë e krimit””, u shpreh Alibeaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Lamtumirë e dashur’, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali
Masturbimi i shqiptarit para të miturës, diskutim në politikën italiane, Salvini letër ministrit të Drejtësisë   »
Article Logic
Execution time: 0.014596939086914
array(1) { ["section"]=> string(88) "dekreti-i-metes-per-teatrin-alibeaj-mazhoranca-perfitoi-vettingu-zgjidhja-e-vetme-134784" }