Dekriminalizim brenda PD, gati komisoni për verifikimin e figurave, Halim Kosova kryetar

Publikuar tek: politike, më 13:35 13-09-2015 Dekriminalizim brenda PD, gati komisoni për verifikimin e figurave, Halim Kosova kryetar

Në kuadër të dekriminalizimit Partia Demokratike do të ngrejë një komision për verifikimin e të gjitha figurave brenda saj.

Siç thonë burime nga PD, Halim Kosova është zgjedhur për të qenë në krye të këtij komisioni.

Komisioni për dekriminalizimin brenda PD do të shërbejë si filtër pastrimi dhe verifikimi në të gjitha nivelet e partisë.

"Do verifikojmë kandidatët për zgjedhjet Parlamentare. Do të kemi alternativën më të denjë për qytetarët", shprehin burime nga PD.

PD edhe më herët, është treguar e gatshme për çuarjen deri në fund të procesit të dekriminalizimit, gjë që është përshëndetur edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, kur PD tërhoqi kandidatin e saj në Këlcyrë Gentian Muhametin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tahiri u dha kushërinjve Habilaj mjetin dhe skafin e tij për trafikun e drogës”, PD kërkon dorëheqjen e ministrit dhe Metës
Basha publikon të dhënat e azilkërkuesve: Kokoshi 200 milionësh nuk gjeti kohë të vizitonte shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.024789094924927
array(1) { ["section"]=> string(92) "dekriminalizim-brenda-pd-gati-komisoni-per-verifikimin-e-figurave-halim-kosova-kryetar-20661" }