Dekriminalizimi, Balla i referohet shembullit të Ristanit: Formulari i PD, jo i përshtatshëm për ty

Publikuar tek: politike, më 22:11 02-03-2016 Dekriminalizimi, Balla i referohet shembullit të Ristanit: Formulari i PD, jo i përshtatshëm për ty

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në orët e mbrëmjes së të mërkurës me një çështje të vetme në tryezë; atë të akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit dhe ajo që u vërejt që në fillim të punimeve ishte ndasia e madhe mes palëve.

Dakortësia e shprehur në miratimin e ligjit është krisur pas letrës së Zyrës Juridike të Kuvendit që thotë se aktet nënligjore nuk mund të miratohen nga Kuvendi pasi janë në shkelje me Kushtetutën dhe me akt nënligjor do të ngrihet edhe i famshmi formular i vetëdeklarimit, shkruan Ata.

Partia Demokratike ka paraqitur 9 ditë më parë propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që Partia Socialiste ka bërë të njëjtën gjë këtë të mërkurë. PS thotë se ka dorëzuar propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit në mënyrë të njëanshme pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe PD më 23 shkurt.

Kjo ishte molla e sherrit mes palëve sepse opozita e kundërshton propozimin e socialistëve duke deklaruar se cënon thelbin e gjithë ligjit të dekriminalizimit.

Ndasitë mes palëve u vunë re që në pikën e parë të propozimeve përkatëse për formularët e vetëdeklarimit.

Formulari i PD-së ka një pyetje gjithpërfshirëse ku u kërkon deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë që t’i përgjigjen pyetjes “a jeni arrestuar ndonjëherë”, ndërsa ai i socialistëve është më konkret. “A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata- pyesin socialistët. Ndryshimin, deputeti Balla e shpjegoi duke marrë si shembull Arben Ristanin.

“Zoti Ristani, ju kërkoj ndjesë për shembullin që do të marr dhe unë sinqerisht mendoj që rasti juaj nuk përfshihet në këtë; por përse t’i futesh ti një hullie juridike për të plotësuar arsyet e ndalimit tuaj në një formular?”, tha Balla.

Demokratët kundërshtojnë propozimin e socialistëve në dy pika; në formularin e vetëdeklarimit dhe në institucionin verifikues të këtij vetëdeklarimi.

“Verifikimi i drejtpërdrejtë nga institucionet dhe në këtë rast është prokuroria, është një element kyç i ligjit. Heqja e këtij elementi heq gjysmën e mekanizmit verifikues që ka ligji, pra e cungon dhe e bën jo efektiv ligjin”, deklaroi përfaqësuesi i demokratëve në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti propozimin e vet duke deklaruar se ai shmang shkeljen e Kushtetutës.

“Nuk mund të bëjmë një akt ligjor që të dalë mbi ligjin. Nuk e bëjmë dot këtë”, u shpreh Balla.

Demokratët e interpretojnë këtë qëndrim të socialistëve si mungesë vullneti për zbatimin e këtij ligji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Policia në Kurbin qëlloi drejt automjetit ku ndodheshin 3 fëmijë”
Jozefina Topalli reagon për dekriminalizimin: Rama dhe Meta nuk pranojnë të ndahen nga kriminelët »
Article Logic
Execution time: 0.026453018188477
array(1) { ["section"]=> string(102) "dekriminalizimi-balla-i-referohet-shembullit-te-ristanit-formulari-i-pd-jo-i-pershtatshem-per-ty-34058" }