Dekriminalizimi, Balla: Kemi listën me 7 emra të inkriminuar të PD-së

Publikuar tek: politike, më 14:22 27-04-2015 Dekriminalizimi, Balla: Kemi listën me 7 emra të inkriminuar të PD-së

Është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Dekriminalizimit i drejtuar nga deputet i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i cili thënë se është kërkuar asistencë ndërkombëtare dhe se tashmë pritet përgjigja. Por Balla tha se posedon një listë me 7 emrat e kandidatëve të PD që janë të inkriminuar por nuk do ti bëjë publike në këtë moment.

"Ne kemi 7 emra të kandidaturave tuaj me të kaluar kriminale, por nuk po i them sot. Ne duam ta lexojmë projekt-ligjin dhe në një kohë urgjente të ulemi sërish të diskutojmë”, u shpreh Balla.

Bylykbashi tha se është propozuar projektligji që pengon kandidimin e të inkriminuarve, por deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se drafti duhet të dorëzohet në Kuvend dhe në Komision për të parë nëse mund të miratohen procedurat.

“Do shqyrtojmë propozimin e PD, menjëherë. Përfitoj nga rasti që edhe koalicionit tuaj ta konkretizojë këtë proçes me emra konkretë për të mos kandiduar elementë me rekorde kriminale. Besoj që në politikë me rëndësi është vullneti politik. Besoj se në qershor do bëhen rregullimet e përkohshme. Unë shpresoj që PD do reflektojë në këtë drejtim, ne do jemi mekanizëm pozitiv”, tha Balla.

Bylykbashi tha se "opozita e ka iniciuar këtë çështje e ka ngritur fort" dhe "është kauzë që do ta çojmë deri në fund".

Deputeti i PD Eduard Halimi tha se është e rëndësishme që të pengohet kandidimi i personave të inkriminuar përpara zgjedhjeve të 21 qershorit dhe të vazhdohet më pas me largimin e personave të inkriminuar që mbajnë poste në parlament.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stefani kundër Blushit: Të akuzosh Rilindjen për varfëri është më shumë se një lajthitje
PSD kandidon Albert Çaçin në Fier, garon kundër Subashit dhe Alibeajt »
Article Logic
Execution time: 0.013471126556396
array(1) { ["section"]=> string(72) "dekriminalizimi-balla-kemi-listen-me-7-emra-te-inkriminuar-te-pd-se-9788" }