DEKRIMINALIZIMI/ Bylykbashi: Çfarë e pengon Ramën ta bëjë?! Braho: Drogë kanë përdorur si nga ju, si nga ne

Publikuar tek: politike, më 14:04 16-09-2015 DEKRIMINALIZIMI/ Bylykbashi: Çfarë e pengon Ramën ta bëjë?! Braho: Drogë kanë përdorur si nga ju, si nga ne Nga mbledhjet e mepareshme te komisionit

Mbledhja në Komisionin e Dekriminalizimit ka nisur me tone të qeta por me deklarata të forta mes anëtarëve të komisionit. Kreu i Komisionit Oerd Bylykbashi e quajti qeverinë si hipokrite sa i takon procesit të dekriminalizimit. Sipas Bylykbashit, kjo qeveri nuk e do dekriminalizimin pasi asgjë nuk e pengon Ramën ta bëjë një gjë të tillë, pa qenë nevoja të miratojë një ligj si ligji “Severino”.

Nga ana tjetër, Spartak Braho tha se për këtë duhen ndryshime kushtetuese e ndërsa surprizoi me deklaratën e tij mbi testin e drogës, kur tha se shumë kanë përdorur drogë, “si nga ju e si nga ne”.

Bylykbashi: Është bërë si telenovela indiane që përsëritet 100 herë në ditë.

Solli draftin opozita para zgjedhjeve, e morën i panë kandidatët ku i prekte e ku s’i prekte drafti dhe sollën një të tyre që i lejonte ata kandidatë me rekorde kriminale të kandidonin.

Nuk e keni seriozisht dekriminalizimin.

Kush e pengon Ramën t’i ndalojë? Pse duhet një ligj. Është hipokrizi. Ligji kërkon të futemi në procedura...

Braho: Ju bëtë interpretim jo të saktë të atyre që tha zoti Balla.

Ne nuk mund të bëjmë një ligj për dekriminalizimin pa ndryshime kushtetuese

Nuk është ideja të bëjmë teste droge. Po meqë e doni hajde ta bëjmë.

Ka shumë njerëz që kanë përdorur drogë, shumë nga ju, shumë nga ne.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha shpërthen ndaj Ramës: Shkumëzove e u djersite në shfaqjen tënde kundër opozitës
Paloka: Rama po nxit konflik social, provokon sërish me Enverin »
Article Logic
Execution time: 0.023658990859985
array(1) { ["section"]=> string(107) "dekriminalizimi-bylykbashi-cfare-e-pengon-ramen-ta-beje-braho-droge-kane-perdorur-si-nga-ju-si-nga-ne-20936" }