Dekriminalizimi/ Dosja e Mediut e paralajmëruar për t'u publikuar? (Video)

Publikuar tek: politike, më 16:10 21-09-2015

Dekriminalizimi është tema qendrore e politikës shqiptare prej muajsh dhe në media flitet gjithnjë e më shumë se kush janë të rrezikuarit që preken nga ky proces.

Deputeti i mazhorancës, Arben Ndoka, ka dhënë dorëheqjen pasi rezultoi të ishte i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa sot gazeta Tema ka publikuar dosjen e deputetit dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu, i cili gjithashtu rezulton i dënuar me tre vite burg në Itali, vendim që sipas kësaj republikanëve është rrëzuar më pas nga Gjykata e Kasacionit.

Por, për publikun ky dënim i dhënë në vitin 2000 për Mediun, mund të jetë diçka e re, por jo për kolegët dhe gazetarët në vend.

Zv/ministri i Transportit, Ylli Manjani kur po diskutohej në studion e “Opinion” më 10 shtator për dekriminalizimin, nisi t’u përmendte deputetëve demokrat Oerd Bylykbashit dhe Gent Strazimirit, emrat e politikanëve që rrezikoheshin në radhët e tyre në këtë proces. Mes tyre, Manjani përmendi edhe emrin e Fatmir Mediut, duke theksuar se ky i fundit ishte i dënuar në Itali.

Deklarata e Manjanit ka gjetur menjëherë aprovimin e analistit Andrea Stefanit, ndërsa Bylykbashi dhe Strazimiri nuk reaguan. Edhe gazetarit Andi Bushati, një kritik i fortë i klasës politike në Shqipëri, si dhe moderatorit Blendi Fevziu nuk u ka bërë shumë përshtypje kjo deklaratë e Manjanit, duke e lënë atë të kaloj pa i dhënë shumë rëndësi.

Fakti që Manjani po denonconte ish-ministrin e Mbrojtjes, si person të dënuar në Itali, nuk tërhoqi as vëmendjen e gazetave apo portaleve, deri në momentin kur dosja do të përkthehej e plotë në shqip.

Ndoshta, është rastësi që 10 ditë më pas fjalët e Manjanit konfirmohen të paktën sipas këtyre dokumentave të publikuara, ose zv/ministri ka paralajmëruar duke i paraprirë publikimit të kësaj dosjeje.  

Lexo edhe: Zbardhet vendimi, Fatmir Mediu i dënuar me 3 vite burg në Itali

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Naço kërkesë SHBA dhe KiE për informacion rreth shqiptarëve e dënuar jashtë vendit
Basha: Policët kanë rrethuar PD, po preku qytetarët nuk ka bunker që shpëton Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.10825681686401
array(1) { ["section"]=> string(76) "dekriminalizimi-dosja-e-mediut-e-paralajmeruar-per-t-u-publikuar-video-21332" }