Dekriminalizimi/ Drafti i Opozitës, nga vrasja te seksi me dhunë, të gjitha veprat që ndalojnë hyrjen në administratë

Publikuar tek: politike, më 20:31 18-09-2015 Dekriminalizimi/ Drafti i Opozitës, nga vrasja te seksi me dhunë, të gjitha veprat që ndalojnë hyrjen në administratë

Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend draftin e saj për reformën e dekriminalizimit, që do të pengojë të gjithë ata persona më të kaluar kriminale të marrin funskione publike, qoftë për një kohë të caktuar apo deri në një përjashtim të përjetshëm.

Janë 43 vepra penale që në rast se janë kryer nga një person, e penalizojnë atë në emërimin e organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarura, administratës publike dhe institucione të tjera të shtetit shqiptar.

Sipas PD-së, ky është një projktligj i cili, i paraprirë nga ndryshimet kushtetuese, do të trajtojë në mënyrë të plotë çështjen e largimit të personave me rekorde kriminale, praktikisht kriminelëve, nga funksionet e sotme të zgjedhura apo të emëruara.

Veprat penale e parashikuara në draft:

Neni 73- Genocidi ( 10 vite – Përjashtim i përjetshëm).

Neni 74- Krime kundër njerëzimit (15 vite – I përjetshëm).

Neni 75- Krimet e luftës (15 vite – Përjetshëm).

Neni 78/a- Vrasja për gjakmarrje (30 vite – Përjetshëm).

Neni 79- Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ( 20 vite – Përjetshëm).

Neni 79/a- Vrasja e funksionarëve publikë (30 vite – Përjetshëm).

Neni 79/b- Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (30 vjet – Përjetshëm).

Neni 79/c- Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare (20 vjet – Përjetshëm).

Neni 100- Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur ( 7 vjet – Përjetshëm).

Neni 101- Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç (5 vjet – jo më pak së 25 vite sipas pasojave të ardhura).

Neni 102- Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ( 3 vjet – deri ne 25 vjet sipas pasojave dhe rrethanave).

Neni 102/a- Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur ( 3 vjet – deri ne 25 vjet sipas pasojave dhe rrethanave).

Neni 103- Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur ( 5 vjet – deri në 25 vjet sipas pasojave).

Neni 104- Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës ( 5 vjet – 15 vjet).

Neni 105- Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën ( deri në 3 vjet burg).

Neni 106- Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari ( deri në 7 vjet burg).

Neni 109- Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ( 10 vjet – Përjetshëm në varësi të rrethanave).

Neni 109/b- Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ( 2 vjet –Përjetshëm sipas pasojave).

Neni 110/a- Trafikimi i personave të rritur ( 8 vjet – Përjetshëm sipas pasojave).

Neni 111- Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera ( 10 vjet – 20 vjet burg).

Neni 114- Shfrytëzimi i prostitucionit ( 2 vjet – deri në 15 vjet në varësi të rrethanave).

Neni 128/b- Trafikimi i të miturve ( 10 vjet –Përjetshëm në varësi të rrethanave dhe pasojave të ardhura).

Neni 219- Atentati ( 15 vjet – I Përjetshëm).

Neni 220- Komploti ( 5 vjet – 15 vjet burg).

Neni 221- Kryengritja (15 vjet –Përjetshëm në varesi të rolit qe ke në kryengritje).

Neni 230- Vepra me qëllime terroriste (15 vjet – Përjetshëm).

Neni 230/a- Financimi i terrorizmit ( 15 vjet – Përjetshëm).

Neni 230/b- Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin (4 vjet – deri në 15 vjet në varësi të rrethanave).

Neni 231- Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit ( jo më pak se 15 vite burg).

Neni 232- Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ( jo më pak se 7 vite burg).

Neni 233- Krijimi i turmave të armatosura ( deri në 10 vite burg).

Neni 234- Prodhimi i armëve luftarake ( 5 – 15 vjet).

Neni 234/a- Organizata terroriste ( 7 – 15 vite burg).

Neni 234/b- Banda e armatosur ( 10 – 15 vjet).

Neni 278/a- Trafikimi i armëve dhe i municionit ( 7 vjet – deri në 25 vjet burg në varësi të rrethanave).

Neni 282/a- Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive (vjet – deri në 25 vjet burg në varësi të rrethanave).

Neni 283- Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ( 5 vjet – deri në 25 vjet në varësi të rrethanave).

Neni 283/a- Trafikimi i narkotikëve ( 10 vjet – deri në 20 vjet burg në varësi të rrethanave).

Neni 284/a- Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale ( 5 vjet – deri në 20 vjet në varesi të rrethanave).

Neni 287- Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale i lidhur me kryerjen e nje vepre te rende te parashikuar nga 333, 333/a, 334 ( 7 vjet –deri në 15 vite burg në varësi të rrethanave).

Neni 333- Organizata kriminale ( 5 vjet – deri në 20 vjet në varësi të rrethanave).

Neni 333/a- Grupi i strukturuar kriminal ( 2 vite – deri në 8 vite burg në varësi të rrethanave).

Neni 334- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal ( 5 vjet – deri në të përjetshëm në varësi të rrethanave dhe veprës penale që ke kryer si pjesë e organizatës kriminale).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati: Shqipëria del nga procesi i monitorimit për pastrimin e parave
Raporti konfidencial i OSBE, Bushati largon nga misioni ambasadorin Spiro Koçi »
Article Logic
Execution time: 0.0042669773101807
array(1) { ["section"]=> string(120) "dekriminalizimi-drafti-i-opozites-nga-vrasja-te-seksi-me-dhune-te-gjitha-veprat-qe-ndalojne-hyrjen-ne-administrate-21124" }