“Dekriminalizimi”, eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 17:51 07-02-2016 “Dekriminalizimi”, eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar.

Dy eurodeputetët, e angazhuar maksimalisht në cështjen e ligjit të dekriminalizimit, do të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë.

Ligji ne fjale synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.

Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit të 2015 dhe aktlisht po punohet për aktet nenligjore të tij.

Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithe vitit të kaluar faktori ndërkombëtar këmbënguli fort në miratimin sa më shpejt të ligjit, gje qe u kurorëzua me 17 dhjetor 2015.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuratat e veçanta dhe të detajuara që kërkon Prokuroria, ndër to një hartë me gurë nga Trepça
Rama: Reformat, e vetmja rrugë për të bërë shtet »
Article Logic
Execution time: 0.010565996170044
array(1) { ["section"]=> string(77) "dekriminalizimi-eurodeputetet-fleckenstein-dhe-kukan-te-henen-ne-tirane-31982" }