Dekriminalizimi i Kuvendit, Basha takon ambasadorët

Publikuar tek: politike, më 10:36 04-03-2015 Dekriminalizimi i Kuvendit, Basha takon ambasadorët Lulzim Basha

Lulzim Basha takon ambasadorët për të folur në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit por njëkohësisht edhe për situatën e fundit të krijuar në vend. Mësohet se SHBA-të I kanë dhënë mbështetje çështjes së dekriminalizimit dhe kanë mbështetur punën e Kuvendit. Madje kanë kërkuar edhe njëherë, sa më shpejt dekriminalizimin e Parlamentit. Në takim ka qenë edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Edhe dje Basha ka bërë të ditur se do t’u drejtohet ambasadorëve, për t’i njohur me situatën e vendit.

“Përshëndes qëndrimin e aleatëve ndërkombëtare që thanë dje se dekriminalizimi duhet të bëhet sa më shpejt. Nuk ka gjysmë dekriminalizim. Ishin ata që ftuan githë qelbësirat në Parlament. Kush I solli në Parlament? Siç e thonë vetë deputetët e PS, që u kris një miqësi për kokë.’’, tha dje Basha.

Sipas tij vendi është në një realitet të zymtë.“Ka lajme të këqija për vendin. Është një realitet, ku kryetari I Kuvendit është në akuzë për vrasjen e dy deputetëve. Kryeministri është nën akuzë se ka dijeni prej 5 muajsh. Nuk dihet më, se kush është autori, kush është porositësi dhe kush është dëshmitari.’’, u shpreh Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhi mbledh firma për kandidimin, Fatos Lubonja nuk do kandidojë
Meta: Doshi nuk më ka akuzuar kurrë për vrasje (Intervista e plotë) »
Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982
array(1) { ["section"]=> string(55) "dekriminalizimi-i-kuvendit-basha-takon-ambasadoret-4927" }