Dekriminalizimi, komisioni i AD-HOC përjashton Altin Hazizajn nga gara

Publikuar tek: barometri, më 08:12 30-01-2018 Dekriminalizimi, komisioni i AD-HOC përjashton Altin Hazizajn nga gara

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen që ku po diskutohen kandidatët e shoqërisë civile që nuk kaluan në seancën e fundit parlamentare për organet e reja të drejtësisë së KLP dhe KLGj ka marrë një vendim drastik për njërin prej tyre, Altin Hazizajn. Komisioni i Ligjeve sapo ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga shorti i kandidatëve për anëtar në këto dy organe. Më herët deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se në mbledhje se : “Altin Hazizi nuk përmbush kushtet. Kandidimi është je në listë përzgjidhesh me votë ose me short”. Ndërkohë, Ulsi Manja, kryetari i komisionit tha se vetëm 3 prej kandidatëve plotësojnë kushtet për të qenë kandidatë të denjë për KLP e KLGJ. Hazizaj u përjashtua me 3 vota pro të PS dhe opozitës që nuk mori pjesë. Ai ishte kandidat i Shoqërisë Civile për KLGj dhe u kap nga ligji për dekriminalizimin pasi kishte fshehur në formular një dënim të hershëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076869010925293
array(1) { ["section"]=> string(76) "dekriminalizimi-komisioni-i-ad-hoc-perjashton-altin-hazizajn-nga-gara-108428" }